×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përfundon situata në Elbasan/ Ekzekutohet 71-vjeçari pas 5 orësh rezistencë, qëlloi mbi forcat RENEA, çfarë iu gjet në shtëpi

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    71-vjeçari Lefter Zhidru është vrarë nga policia në Elbasan. Pas 5 orësh rezistencë duke mos iu bindur thirrjeve të vazhdueshme të policisë për dorëzim ai është vrarë pas përplasjeve me armë.

    Pak para se të vritej ai kishte nisur të qëllonte mbi forcat RENEA, dhe nuk i bindej thirrjeve për dorëzim, duke qëlluar në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa në fund policia arriti të hapte derën me shpërthim.

    Forcat RENEA e  vranë 71 vjeçarin Lefter Zhidri sepse ai qëlloi për të vrarë policët. Plumbat e kallashnikovit goditen mburojën antiplumb të policisë që u afrua, siç duket nga fotoja më poshtë. Pasi plumbat goditën policët u dha urdhri për ta ekzekutuar 71-vjeçarin.

    Shenjat e plumbave të lëshuara nga 71 vjeçari në mburojën antiplumb të forcave RENEA. Në kushte të larta sigurie për jetën e punonjësve të Policisë, Renea i ka bërë përsëri thirrje për të hapur derën dhe t’i dorëzohej Policisë, por përsëri 71-vjeçari ka reaguar me armë dhe në këto kushte Renea ka shpërthyer derën për të hyrë në banesë. Në momentin që forcat speciale Renea po ndërhynin në banesë 71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash Forcat Renea duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar asnjë punonjës i Reneas.

    Raportohet se edhe pse i plagosur, Zhidri vijonte të qëllonte mbi forcat e policisë.

    Ndërkohë Grupi Hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ndodhet në vendngjarje dhe në banesën e 71-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.

    Kujtojmë se ngjarja ka nisur rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, ku shtetasja F. Zh., ka pasur një konflikt me bashkëshortin e saj, Lefter Zhidri, 71- vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijonte të qëllonte me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

    Nga ngjarja më herët mbetën të plagosur dy të rinj, kalimtarë të rastit, jashtë rrezikut për jetën.

    Policia rrethon zonën

    Banesa nga e cila qëllonte Zhidri, i cili mësohet se kishte probleme të shëndetit mendor ishte rrethuar dhe Policia për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

    Siç vihet ra nga fotot qe Top Channel ka siguruar rreth banesës ishin vendosur dy snajperisët si dhe mbërriti në vend ngjarje zjarrfikësja për të ndërhyrë nga ballkoni.

    Dy snajperistat ishin vendosur njëri në majën e një pallati, ndërsa tjetri në ballkonin e një apartamenti.

    Snajperët rrethojnë vendngjarjen

     

    Ndërkohë në vendngjarje  mbërritën drejtues të strukturave të larta të policisë si Tonin Vocaj, Arben Dashi drejtor i drejtorisë  kundër krimeve ndaj personit si Ardi Veliu, i cili i bëri thirrje 71-vjeçarit që të dorëzohej.

    E gjithë ngjarja ka nisur pasi 71-vjeçari ka pasur një konflikt me bashkëshorten e cila duke parë rëndimin e situatës njoftoi policinë ndërsa vetë mundi të largohet nga banesa.

    Që prej orës 13:00 e deri më tani policia ishte në negociata me 71-vjeçarin Zhidri që përfundoi me vdekjen e tij.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.