×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Përfitimet shëndetësore nga lakra e kuqe

    FrontOnline
    19 Prill 2023

    Ngjyra e bënë lakrën e kuqe të jetë e vecantë, mirëpo kjo nuk është e gjitha.

    Ndonëse në të vërtetë është një derivat i lakrës së gjelbër, ajo në ngjyrë të kuqe është më e pasur me lëndë ushqyese.

    Ajo përmban 10 herë më shumë vitamina A, duke plotësuar 33% të nevojës ditore për këtë vitamina. Ka 14 miligramë më shumë vitaminë C, më shumë hekur.

    Lakra e kuqe mund të hahet e ‘gjallë’ ose e gatuar dhe më poshtë do të rendisim të gjitha arsyet përse duhet ta përfshini më shpesh në regjimin tuaj.

    Lakra e kuqe ndihmon në parandalimin e qelizave të këqija

    Sa më e errët të jetë ngjyra e frutit apo e perimeve, aq më i lartë është numri i antioksidantëve. Kjo do të thotë se trupi furnizohet me molekula të fuqishme që luftojnë radikalet e lira.

    Pikërisht këto të fundit janë përgjegjëse për mutacionin e qelizave, duke i shndërruar në kancerogjene. Sa më shumë të hani, ushqime që luftojnë radikalet e lira, aq më të shëndetshëm do të jeni.

    Sytë e tu mund të përfitojnë nga lakra e kuqe

    Ka kaq shumë lëndë ushqyese në lakrën e kuqe dhe një nga ato që vlen të përmendet është vitamina A. Kjo vitaminë është thelbësore për sytë dhe vizionin e mprehtë.

    Në të vërtetë, vitamina A është dhe një lloj antioksidanti që mbron kornean dhe gjithashtu shtresën e qelizave të ndjeshme ndaj dritës në pjesën e prapme të të syrit që quhen retina.

    Forcon sistemin imunitar

    Të kesh një sistem të fortë imunitar do të thotë më pak sëmundje dhe infeksione. Një nga mënyrat më të lehta për të forcuar imunitetin tuaj është të konsumoni më shumë lakra të kuqe.

    Kjo perime është e pasur me vitaminë C, një lëndë ushqyese e njohur që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

    Lakra e kuqe ndihmon në parandalimin e osteoporozës , sepse përmban të gjitha llojet e mineraleve të nevojshme për kocka të forta. Ato janë kalcium, magnez dhe mangan.

    Konsumimi i saj ndihmon në lehtësimin e ulcerës së stomakut

    Kjo perime përmban glutamine, një aminoacid i njohur për lehtësimin e dhimbjes dhe inflamacionit të mukozës së traktit tretës./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.