×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Përdorimi i sodës së bukës ndihmon në rritjen dhe shëndetin e flokut

    FrontOnline
    22 Prill 2023

    Flokët janë një aset shumë i rëndësishëm për paraqitjen e jashtme. Ekspertët këshillojnë trajtimet në mënyrë natyrale për ta ushqyer dhe mirëmbajtur ato.

    Soda e bukës është një produkt që gjen përdorime të pafundme, nga pastrimi e deri tek shëndeti i organizmit. Gjithashtu ky produkt mund të përdoret edhe për shëndetin e flokëve duke i nxitur ato që të rriten më shpejt.

    Si ta përgatisni trajtimin e flokëve me sodë buke?

    Përbërësit:

    1 lugë gjelle me sodë buke

    3 lugë gjelle me ujë

    1 lugë gjelle me uthull molle

    4 luge gjelle me ujë

    Përgatitja:

    Përziejeni të dy përbërësit e parë (1 lugë gjelle sodë dhe 3 lugë gjelle me ujë) derisa të formoni një pastë të njëtrajtshme. Vendoseni në flokë të lagur nga rrënjët deri tek majat, dhe lëreni për disa momente. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe të freskët. Pasi të keni bërë këtë hap përzieni uthullën e mollës me ujin dhe përdoreni për të shpëlarë në fund flokët tuaja për më shumë shkëlqim.

    Vlera e sodës së bukës për shëndetin e flokëve

    Soda e bukës ofron përfitime të larmishme për flokët. Së pari, soda e bukës e pastron atë dhe i jep shkëlqim. Së dyti, ajo e bën flokun më të fortë dhe stimulon rritjen e tij. Soda e bukës nuk përmban asnjë kimikat të dëmshëm, edhe pse para përdorimit duhet të këshilloheni dhe siguroheni që nuk jeni alergjikë ndaj saj./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.