×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përdori flamurin kombëtar, Gjykata e Bujanocit ngre padi për Ragmi Mustafën

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa sot ka pranuar ftesë nga Gjykata në Bujanoc me arsyetimin se ka përdoruar flamurin kombëtarë shqiptar.

    Mustafa thotë se gjuha linçuese ndaj shqiptarëve që ka përdoruar Vulin nuk është marrë për bazë nga autoritetet serbe por tash ai paditet për përdorim të flamurit kombëtar shqiptar.

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka thënë se Serbia edhe mund ta dënoj,  por nuk mund ta zmbraps nga beteja për drejtësi.

    Mustafa ka thënë se edhe Kushtetuta e Serbisë ja lejon përdorimin e flamurit kombëtar.

    Postimi i plotë

    PADIA POLITIKE NDAJ MEJE PËR FLAMURIN, ME LIGJ DISKRIMINUES KUNDËR-KUSHTETUES. LIGJI I SHTYPJES DO TË NDRYSHOJË, JO FLAMURI I BARAZISË!

    Sot, pranova ftesë nga Gjykata në Bujanoc, si i paditur në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, për siç thuhet “kryerjen e veprës kundërvajtje ngritja e flamurit kombëtar” në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar më 28 nëntor 2019.

    Kjo ftesë shfaqet pas shmangies së ballafaqimit të Ministrit Mbrojtjes Republikës së Serbisë, z. Aleksandër Vullin me padinë e ngritur nga unë, për përdorim të gjuhës nënçmuese, fyese, gjuhës së urrejtjes, gjuhës kriminalizuese e denigruese kundrejt shqiptarëve.

    Sado që do të besosh në paanësinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor e prokurorial, duket megjithatë e çuditshme se si po përputhen këto dy raste, së paku në kuptimin kalendarik.

    Padia e ngritur nga Gjykata e Vranjës është e motivuar politikisht. Ajo bazohet nën pretendimin e shkeljes së nenit 41 të Ligjit për shfaqjen dhe përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Serbisë, që parasheh denim nga 50.000 deri në 500.000 dinarë.

    Kot e keni. Ju edhe mund edhe të më dënoni, por nuk mund të më të zbrapseni nga beteja për drejtësi!

    Shfrytëzoj rastin të rikujtoj se Kushtetuta e Republikës së Serbisë, kapitulli “E drejta për të ruajtur tiparet e veçanta”, përkatësisht Neni 79 thekson se “Pjesëtarët e pakicave kombëtare kanë të drejtë të: shprehin, ruajnë, kultivojnë, zhvillojnë dhe shprehin publikisht veçoritë kombëtare, etnike, kulturore dhe fetare; për përdorimin e simboleve të tyre në vendet publike; të përdorin gjuhën dhe shkrimin e tyre…”

    Pra, e drejta e përdorimit të simboleve kombëtare për minoritetet jo vetëm se është e drejtë e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare, por edhe me frymën dhe gërmat e Kushtetutës së Serbisë. Pra, në vend se t’i shtypë shqiptarët në emër të shtetit ligjor, Serbia ta respektoj Kushtetutën e saj dhe të filloj demokratizimin e saj duke u shkëputur nga politikat diskriminuese ndaj minoriteteve. Të çlirohet nga politikat shtypëse duke e ndryshuar Ligjin për përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale, për ta pëputhur me Kushtetutën e saj dhe standardet demokratike.

    Përdorimi i simboleve kombëtare nga shqiptarët në Serbi është e drejtë e tyre njerëzore, kombëtare dhe ekzistenciale. Siç i përdorin ligjshëm simbolet e tyre kombëtare minoritetet e tjera në rajon, edhe shqiptarët në Serbi kanë me i përdorur simbolet e tyre kombëtare. Nga kjo e drejtë nuk do të mund të na privojë asnjë regjim. Nuk ka mundur as regjimi i Millosheviqit, nuk do të mundet as ky.

    Serbia nuk mund ta përzgjedh flamurin e shtetasve të saj shqiptar. Atë e përzgjedhin vetë shqiptarët!

    Ky ligj është flamur i shtypjes! Ky flamur është ligj i barazisë!

    Prandaj ligji do të ndryshojë, jo flamuri!

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump shtroi iftar në Shtëpinë e Bardhë, duke pranuar rëndësinë e Ramazanit dhe duke shprehur mirënjohjen ndaj komunitetit mysliman...
    Bota/Rajoni27 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë vijuar shkëmbimin e batutave përmes videove në rrjetet sociale, duke e...
    Bota/Rajoni27 Mars 2025
    Gjykata në Koçan ka shqyrtuar gjithsej 22 ankesa të të dyshuarve për zjarrin në diskotekën “Puls” dhe për 19 prej tyre është...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po mbahet...
    Lajme28 Mars 2025
    Dy asamblistët në Kuvendin komunal të Prishtinës, Berat Lahu dhe Edmond Azemi janë tërhequr nga grupi i asamblistëve të VV-së. Para seancës...
    Lajme28 Mars 2025
    Hungaria thuhet se ka dërguar oficerë policie në Bosnjë dhe Hercegovinë për ta ndihmuar Millorad Dodikun, kryetarin e entitetit serb të BeH...
    Lajme28 Mars 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, për FrontOnline ka deklaruar se është mirë që procesi i zgjedhjeve po i...
    Lajme28 Mars 2025
    Ambasada britanike në Kosovë ka uruar Kosovën për marrjen e njohjes nga shteti afrikan i Kenias. “Urime Kosovë për vendimin e Kenias...
    Lajme28 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armët e përdorura në vrasjen e së martës te “4 Llullat”, një kallash, një armë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.