
Shoqata ‘Yjet’ dhe Këshilli i fshatit Mushtisht kanë marrë iniciativë që për nder të 13 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Suharekës, ta pastrojnë fshatin nga pragu i shtëpisë e deri në rrugët e fshatit.
Për dallim nga vitet e kaluara kur Dita e Çlirimit të Suharekës, 13 Qershori veçmas përkujtimit të dëshmorëve dhe martirëve, kishte edhe aktivitete kulturore dhe sportive këtë vit ato do të mungojnë.
Një aksion në të mirë të komunitetit e ka planifikuar për ditën e shtunë shoqata ‘Yjet’ nga Mushtishti që këtë ditë historike ta shënojë duke pastruar fshatin.
Në njoftim ftohen të gjithë të interesuarit, ti bashkëngjiten këtij aksioni vullnetar, i cili fillon nesër me 13.06.2020 në ora 09:00, nga Qendra e Fshatit.
Më poshtë njoftimi i plotë nga Këshilli i Mushtishtit.