
Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 8 shkurti deri më 1 qershor janë testuar gjithsej 15 mijë e 140 persona të dyshimtë me koronavirus dhe prej tyre pozitiv rezultojnë gjithsej 1 mijë e 110 raste.
“Nga data 08 shkurt deri më 01 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15.140 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.110 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Gjatë ditës së sotme 27 persona kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.