×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK udhëzon LDK’në t’i drejtohet VV’së për mbështetje

    FrontOnline
    13 Qershor 2020

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i është adresuar Lidhjes Demokratike të Kosovës që t’i adresohet Lëvizjes Vetëvendosje për mbështetje.

    Ai sugjeroi që kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, t’i kërkojë ndihmë Lëvizjes Vetëvendosje, që sipas tij, i mashtruan qytetarët në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

    Bytyci gjithashtu të gjitha partitë në Kosovë duke thënë se që gjashtë vjet nuk kanë treguar asnjë mirëkuptim për të mirën e vendit. E kjo për shkak të egos së tyre politike.

    E sot, sipas Bytyçit, kërkesat për bashkëpunim dhe koordinim janë të vonshme.

    Tutje, Bytyçi tha se për vite me radhë bojkotuan çdo iniciativë për vendin dhe ligjet me interes për qytetarët:

    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Bytyçit:

    Mbi gjashtë vjet, partia e z. Hoti dhe partitë tjera politike, nuk kanë treguar mirëkuptim për asnjë situatë kur propozoheshin iniciativa për të mirën e vendit dhe qytetarëve.

    Egoja e tyre politike, ka qenë gjithmonë më e madhe se vetë nevoja politike e këtij vendi. Ndërsa sot, të ulur në karrigën e pushtetit e pa vota të mjaftueshme, kërkesat për bashkëpunim dhe koordinim janë të vonshme dhe nuk hasin më në mirëkuptimin tonë.

    Për vite me radhë, këto parti bojkotuan çdo iniciativë për vendin, bojkotuan Kuvendin dhe ligjet me interes për qytetarët. Bllokuan iniciativat ligjore, duke mos lënë gjë të zezë pa thënë e institucion pa denigruar e fyer.

    Le të kërkojnë ndihmë nga Lëvizja Vetëvendosje me të cilën i mashtruan qytetarët në Zgjedhjet e 6 tetorit.

    PDK e ka të qartë rrolin e saj opozitar, sidomos karshi temave me rëndësi për vendin.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.