×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK thotë se s’ka ftesë për Kadri Veselin për intervistim në Hagë

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli nuk do të intervistohet në Prokurorinë Special në Hagë pas publikimit të aktakuzës nga Prokurori Special i Dhomave të Specializuara kundër tij dhe presidentit Hashim Thaçi. Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi i tha Gazetës Express se kryetari Kadri Veseli nuk ka pranuar ftesë tjetër për intervistim nga Prokurori dhe se intervistimin e njëjtë e ka kryer në dhjetor të vitit të kaluar. Bytyçi tha po ashtu se kryetari Kadri Veseli do të jetë transparent për çfarëdo lloj çështje që lidhet me Gjykatën Speciale.

    Më 24 qershor 2020 në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar publikuan një aktakuzë me dhjetë pika kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së Kadri Veseli. Kjo aktakuzë ishte dorëzuar pranë Dhomave të Specializuara më 24 prill 2020.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që nga dje është duke qëndruar në Hagë të Holandës ku është e vendosur Gjykata Speciale e Kosovës.

    Thaçi është intervistuar dje për më shumë se gjashtë orë nga Prokurori Special, kurse sot ai ka vazhduar sërish intervistimin.

    Përkundër se dy ish-udhëheqësit e UÇK’së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në aktakuzën e publikuar përmenden së bashku dhe si emra të përveçëm, Veseli nuk udhëtoi për në Hagë me Thaçin.

    Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi në një përgjigje për Express tha se Veseli nuk ka pranuar ftesë tjetër për intervistim nga Dhomat e Specializuara dhe të njëjtin intervistim e ka kryer në muajin dhjetor.

    “Kryetari Veseli, nuk ka pranuar asnjë ftesë tjetër nga dhomat e specializuara dhe në çfarë do lloj çështje lidhur me Gjykatën Speciale që lidhet me z.Veseli ne do të jemi shumë transparent”, ka thënë Bytyçi.

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së me datë 9 korrik ka organizuar protestë në të gjitha qytetet e Kosovës për të kundërshtuar Gjykatën Speciale duke kërkuar që e njëjta të zhbëhet.

    Në aktakuzën e publikuar nga Prokurori Special, Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK’së, Kadri Veseli akuzohen për më shumë se 100 vrasje gjatë luftës

    “Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhej në komunikatën e Prokurorit Special lidhur me aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka reaguar ndaj përdorimit të vulës me emrin e kriminelit serb, Gjeneralit Jankoviq. Kjo vulë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve, PISA ka përfunduar në Kosovë. Testimi i cili u organizua gjatë muajit maj, u zhvillua në...
    Lajme01 Qershor 2025
    Është identifikuar personi që vdiq sot në një vetaksident tragjik në Pavlan të Podujevës. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e QKMF’së në Skenderaj. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin...
    Lajme01 Qershor 2025
    Është gjetur 14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 30 maji. Lajmin për Klankosova.tv e...
    Lajme01 Qershor 2025
    “Ta shënojmë 1 qershorin si ditë të mafisë energjetike në Kosovë”. Kështu ka shkruar në një postim në Facebook, nënkryetarja e Lidhjes...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Garë e fortë në zgjedhjet e balotazhit në Poloni mes Rafal Trzaskowskit, pro-evropian dhe konservatorit të krahut të djathtë, Karol Nawrocki. Rezultati...
    Lajme01 Qershor 2025
    Emërimi i Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën është pritur me gëzim nga Dioqeza Prizren –...
    Lajme01 Qershor 2025
    Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Si pasojë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.