×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    PDK: Nuk kemi votë për qeverinë e mashtrimit 2.0

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Dermokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur se nuk mund të votojnë pro marrëveshjes financiare të Kosovës për marrëveshjen për kredi nga institucionet ndërkombëtare prej 22 milionë.

    Krasniqi ia ka përmendur LDK-së dhe Vetëvendosjes bllokimet në Kuvendin e Kosovës kur PDK ishte në qeveri së bashku me AAK-në dhe Nisman.

    Ai ka thënë se këto marrëveshje nuk janë më të rëndësishme se mirëqenia e qytetarëve e cila nuk po duket si prioritet i qeverisë Hoti.

    Krasniqi ka thënë se PDK nuk ka votë për qeverinë e Hotit, që e ka quajtur qeveri e mashtrimit dhe vazhdim i qeverisë së shkarkuar të udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti.

    “Ishit ju që me interpretime teknike e duke pasur mendjen te pushteti, penguar procedimin e këtyre ligjeve dhe për shkak të juaj, edhe tani sa muaj pas shpalljes së pandemisë qytetarët s’kanë pranuar ndihmë nga qeveria dhe në vend se t’i sillni këto ligje për t’i votuar këtu, po merrni me tema që nuk janë shumë urgjente, sesa ndihmat për qytetarët tanë dhe bizneset. Cilat janë prioritetet e juaja z.kryeministër? Sot po vërtetohet ajo që po themi qe sa kohë, se kjo qeveri edhe ajo që u shkarkua janë dy anë të së njëjtës monedhë, sepse qasja e tyre ndaj këtyre marrëveshjeve për qytetarët ka qenë e njëjtë. Mirë që kanë ardhur këto marrëveshje, por prioritetet e qeverisë duhet të jenë tjera. Nuk kemi votë për qeverinë e mashtrimit 2.0, ju duhet të sillni ligje që ndihmojnë qytetarët”, tha Krasniqi.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/314968459669576/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.