Partia Demokratike e Kosovës së shpejti pritet të bëhet pjesë e qeverisë së Kosovës .
Burime të Gazetës Infokus bëjnë me dije se tashmë marrëveshja me LDK-AAK-Nisma është fare pranë finalizimit.
Sipas të njëjtave burime partitë politike kanë ndarë edhe dikasteret të cilat do to drejtoj partia e Kadri Veselit.
Zëvendëskryeministri i parë, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave apo ajo e Zhvillimit Ekonomik pritet të merren nga PDK.
Kjo parti do të ketë edhe disa zëvendësministra.
“Ky bashkim i forcave politike po bëhet në prag të zhvillimeve të mëdha në Kosovë që ndërlidhen me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë por edhe për shkak të zhvillimeve rreth Gjykatës Speciale”, ka deklaruar një burim brenda partive politike.
Vizita e kryeministrit Edi Rama mësohet se qëllim kryesorë ka pasur unifikimin e liderëve të partive politike për t’u përballur me këto zhvillime.
Mësohet se lideri i LDK, Isa Mustafa ka treguar gadishmëri të madhe për bashkimin e gjitha subjekteve politike para këtyre proceseve të mëdha që e presin vendin.
Sipas të njëjtit burim unitetit i subjekteve politike do të jetë i ngjashëm si në kohën e Konferencës së Rambujes pranverën e vitit 1999 e në kohën e shpalljes së Pavarësisë më 2008.