Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur në telefon me presidentin rus Vladimir Putin këtë mëngjes.
Kështu raporton Tanjug duke iu referuar burimeve diplomatike.
Kjo është biseda e parë midis liderëve të Serbisë dhe Rusisë pas nënshkrimit të marrëveshjes Prishtinë-Beograd në Washington.
Menjëherë pas ujdisë në Shtëpinë e Bardhë, Rusia drejtoi kritika ndaj kreut të shtetit serb.
Ishte Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, e cila kishte kritikuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për mënyrën se si ishte ulur përball Donald Trumpit, Presidentin të SHBA-së, gjatë takimit që patën më 4 shtator.
Ajo pati shpërndarë në rrjetin social Facebook një fotografi të Vuçiqit përderisa ishte i ulur karshi Trumpit në takim në Zyrën Ovale, duke vendosur poshtë saj një fotografi tjetër nga një skena e famshme e filmit “Bassic Instinct”, të Sharon Stone, e cila i kryqëzon këmbet në mënyrë provokative derisa ai ntervistohej nga policia.
Këtë krahasim zëdhënësja ruse e bëri duke thënë se qëndrimi i Vuçiqit karshi Trump duhej të ishte pikërisht si në këtë skenë të filmit “Bassic Instinct”.
“Nëse keni qenë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe karrigia juaj është vendosur si për t’ju marrë në pyetje, uluni si në figurën 2, kushdo që të jeni. Thjesht më besoni”, kishte shkruar Zaharova mbi fotografi.
Drejtori i të ashtuqujturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq i ishte kundërpërgjigjur asaj, duke i thënë se nuk do ta lejojë ta sulmojnë krenarinë e Serbisë, transmeton Klan Kosova.