Listës së politikanëve kosovar që kanë reaguar rreth debatit të nxitur si pasojë e fillimit të ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë i është shtuar edhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.
Ai thotë se populli shqiptar është shquar si shembull i bashkëjetesës ndërfetare dhe se asnjëherë si popull nuk ua ka diktuar të djerëve se në çfarë dhe si duhet të besojnë.
Haradinaj thotë se rrugëtimi përpara duhet të vazhdohet bashkërisht, pasi në të kaluarën vetëm bashkë janë kaluar të gjitha sfidat.
“Populli shqiptar gjithmonë ka qenë shembull i bashkëjetesës vëllazërore të besimeve të ndryshme. Asnjëherë nuk i kemi diktuar të tjerëve se si duhet të besojnë apo çfarë tempuj e faltore duhet të ndërtojnë. Si popull duhet të jemi krenar për besimin në Zot. Të gjitha bashkësitë fetare duhet t’i shërbejnë qëllimeve tona të përbashkëta, vëllazërisë e solidaritetit mes nesh. Të bashkuar i kemi kaluar të gjitha sfidat që na solli historia. Ashtu duhet të vazhdojmë edhe më tutje”, ka shkruar kreu i AAK’së.