×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas 5 vitesh, më në fund po ndërtohet rreth rrotullimi në Janjevë

    FrontOnline
    27 Shtator 2020

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti kanë inspektuar punimet që janë duke u bërë në ish-udhëkryqin e Janjevës, konkretisht në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, i cili u tha se do të përfundon së shpejti.

    Me këtë rast, ministri Abrashi ka thënë se edhe pse ky projekt ishte bërë që moti, tani është në fazën e përfundimit.“Sot pak a shumë janë fillimi i përfundimeve të punimeve në një udhëkryq shumë të rëndësishëm jo vetëm për Lipjanin dhe rrugën nacionale, por për tërë Kosovën. Fatkeqësisht ky udhëkryq ka qenë një pikë e zezë në të gjitha raportet, qoftë ministrisë tonë, qoftë policisë, një udhëkryq që ka marrë shumë jetë njerëzish për shkak të mungesës së kushteve dhe pas një projekti që është stërzgjatë fatkeqësisht, sot po fillon të merr formën përfundimtare, ndërtimi i rrethit i cili ka me lehtësuar qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë nacionale dhe gjithsesi edhe me Lipjanin.

    Prandaj sot po shohim shtresat fillestare dhe pas dy jave vendoset edhe shtresa e fundit dhe sinjalizimi në mënyrë që ky udhëkryq dhe ky rreth-rrotullim të merr formën përfundimtare që ndihmon edhe lehtësimin e trafikut dhe parandalon aksidentet e tmerrshme që kanë ndodhë në këtë pikë”, ka thënë Abrashi.

    Ndërsa, Ahmeti ka thënë se ky projekt është një ndër më të mirëpriturit nga banorët e Lipjanit.“Është një ndër pikat më të rrezikshme në nivel vendi ky udhëkryq, ka marrë shumë jeta njerëzish. Është një ndër projektet më të mirëpritura nga banorët e Lipjanit sepse e mundëson një frekuentim më të lirë, qarkullim me të sigurt të automjeteve që frekuentojnë këtë pjesë të rajonit të Lipjanit”, ka thënë Ahmeti.Ky projekt ka kushtuar rreth 400 mijë euro

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.