×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas 30 vitesh familja nga Deçani e fal gjakun e vëllait të vrarë

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Familja e heroit Ismet Ukaj nga Strellci i Deçanit ia ka falur gjakun e vëllait të vrarë 30 vjet më parë familjes Zenelaj, nga po ky fshat.

    Përfaqësuesi i familjes Haki Ukaj tha se gjakun e vëllait po e fal për hir të të rënëve për liri, por ehe për ta nderuar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj që ishte prezentë me këtë rast.

    “Ne familja Ukaj e kemi sos me ja fal gjakun e vëllait familjes Zenelaj. Gjakun duam me fal për hir të dëshmorëve dhe atyre që dhanë jetën për liri, gjakun po ja falim kryeministrit Haradinaj”.
    Ish-kryeministri Haradinaj tha se me këtë akt dëshmohet se populli shqiptar është popull me vlera dhe e ka të garantuar zhvillimin dhe ecjen përpara.

    “Jemi popull që kemi vlera si popull, e ndërmarrin një hap kaq fisnik që me fal gjakun. Kjo na dëshmon që mundemi me ec përpara, faleminderit shumë nënë Sabrije dhe të gjithë familjes”.

    “Kurrë mos u derdhtë gjak shqiptari prej shqiptarit”.

    Përderisa kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj faljen e gjakut nga familja Ukaj e ka qujatur akt fisnik.

    “Po i nderojmë të gjithë dëshmorët e atdheut me zbulimin e kësaj shtatore. Sot bëhet një akt fisnik”.

    Më pas edhe është bërë zbulimi i shtatores së heroit.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se lidhjet ekonomike midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë një...
    Lajme30 Prill 2025
    Instituti GAP ka publikuar një raport, “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”, ku ndër...
    Lajme30 Prill 2025
    Në një kohë kur çdo votë deputeti ka rëndësi vendimtare, nëntë votat e Listës Serbe në Kosovë nuk po merren parasysh nga...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë homazhe në Prekaz në nderim të Ilaz Kodrës në 26-vjetorin e rëniës së tij heroike....
    Lajme30 Prill 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër një personi për shkak të dyshimit të bazuar se...
    Lajme30 Prill 2025
    Përfaqësues të ekipit për Bashkëpunim Civil-Ushtarak (CIMIC) dhe drejtues të Komandës Rajonale Perëndim të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, morën pjesë...
    Lajme30 Prill 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sakrificën heroike të komandantit Ilaz Kodra dhe 29 bashkëluftëtarëve të tij, në 26-vjetorin e përjetësisë....
    Lajme30 Prill 2025
    Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën për hedhje të gazit lotsjellës...
    Artikull i Sponsoruar30 Prill 2025
    Kush thotë që për të pasur karburant cilësorë, duhet të shpenzosh shumë? Petrol Company e ka prishur atë mit, dhe ja se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.