×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pas 238 ditëve grevë urie, vdes në burg avokatja turke Ebru Timtik

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Një avokate turke që kërkonte gjykim të drejtë për akuzat e anëtarësisë në organizatë terroriste, ka vdekur sot në një spital të Stambollit në ditën e 238 të grevës së urisë.

    Miqtë e saj thanë se Ebru Timtik peshonte vetëm 30 kilogramë në kohën e vdekjes, teksa ngjarja ka ndezur dënesa të ashpra te partitë opozitare në Turqi.

    “Ebru Timtik ishte në ditën e 238-të të grevës që urisë për të kërkuar gjykim të drejtë, Ajo është tashmë martire!” njoftonte Zyra Popullore e Ligjit, organizata e majtë e avokatëve të fokusuar në çështjet politike të vendit.

    Timtik ishte anëtare e një shoqate avokatësh, e akuzuar për lidhje me organizatën marksiste “fronti revolucionar i Çlirimit”, i cili është përgjegjës për një seri sulmesh vrasëse në Turqi, duke përfshirë dhe sulmin vetëvrasës ndaj ambasadës amerikane në Ankara në 2013, ku u vra një roje sigurie.

    Në vitin 2019, një gjykatë në Stamboll dënoi 18 avokatë përfshi dhe Timtik, me akuza “anëtarësie në grup terrori.”

    Timtik u dënua me 13 vjet burg, çka nxiti atë dhe disa avokatë të tjerë të nisnin një grevë urie në shkurt.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.