×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit, rrebesh shiu e bubullima në Prishtinë

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Një shi i rrëmbyeshëm i shoqëruar me vetëtima e murmurima është duke rënë në Prishtinë.

    Edhe shërbimi i meteorologjisë ka bërë të ditur se depërtimi i fushave të presionit të ulët mbi rajon, sjell sonte gjatë mbrëmjes dhe ditën e nesërme kushte për zhvillime të rrebesheve me bubullima. Nëpër lokalitete priten mundësi edhe për breshër. Në aspektin termik temperaturat do të pësojnë rënie.

    Shërbimi i meteorologjisë njofton se prej ditës së enjte fuqizimi i fushave anticiklonike mbi rajon sjell përmirësim të motit dhe rritje të temperaturave.

    Ditën e premte dhe fundjavë i nxehti nga Afrika veriore favorizon mot të nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të rriten edhe mbi 30C, paralajmëron PË.

    Parashikimi për 19 dhe 20 gusht:

    19.08.2020 – Jo shumë ngrohtë. Në mëngjes intervale me diell, e përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Nga mesdita dhe përgjatë mbrëmjes priten zhvillime të vranësirave, me rrebeshe shiu dhe bubullima. Nëpër lokalitete me mundësi edhe për breshër. Temperaturat në vise të ulëta 16C deri 26C, e në vise malore 12 deri 19C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-8m/s. Indeksi UV: 7.

    20.08.2020 – Në mëngjes më freskët, e në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën pjesërisht vranët, me më shumë intervale me diell. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 13C deri 28C, e në vise malore 9C deri 20C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s, e në Dukagjin drejtimesh të ndryshme 2-5m/s. Indeksi UV: 6.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.