×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Paraqiten raste të rikthimit të infektimit me coronavirus në Shqipëri

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Që prej fillimit të pandemisë së COVID-19, në Shqipëri janë shfaqur edhe raste të ri infektimit. Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini thotë se janë edhe janë raste sporadike të rishfaqjes së infeksionit tek personat që e ka kaluar Covid dhe ata po e kalojnë më lehtë sëmundjen.

    “Janë shfaqur disa raste të veçuara, sporadike për sa i përket rishfaqjes së Covid në personat që e kanë kaluar sëmundjen. Por e ritheksoj në 2-3 raste të veçuara nuk mund të ndahet me thikë. Them nuk mund të ndahet nëse është një riekspozim sërish i personit me Covid-19 apo është një riakutizim i mbetjeve që mund të ketë lënë Covid”.

    E ndërsa Tirana vijon me shifra të lartë infektimesh, në qytetet bregdetare shihet një numër më i ulët i përhapjes së koronavirusit.

    “Edhe në Bashkitë ku ka shfrytëzim turizmi, ku kemi turizmin veror, ku kemi plazhet, sigurisht që kemi raste por jo një transmetim të dendur, komunitar, siç ndihet për shembull në Tiranë, siç ndihet në Durrës, apo siç ndihet edhe në Shkodër”.

    Shifrat e larta me koronavirus, sipas Tominit, nuk janë vala e dytë e Covid-19.

    “Në periudhën e Marsit ne kemi qenë nën efektin e një epidemie apo pandemie po nën efektin e masave të karantinës së theksuar dhe ndërkohë Covid aktualisht po kalon periudhën e një qarkullimi fiziologjik normal të tij. Vala e dytë e parashikuar apo sipas projeksioneve të mundshme parashikohet në kohën kur do të qarkullojnë dhe viruse të tjerë respiratorë, me virusin e gripit dhe Covid bashkërisht”.

    Por për të frenuar përhapjen e COVID-19 në vend, specialistët rekomandojnë mbajtjen e maskës, distancimin fizik, si të vetme masa frenuese të infeksionit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Në më shumë se 30 qytete të Serbisë, qytetarët po mbahen protesta, me thirrjen e studentëve që po mbajnë bllokadë, duke kërkuar...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Rreth orës 17:10 të pasdites së sotme, një i mitur 15 vjeç është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi është plagosur...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për herë të parë në lidhje me sulmet me dronë në Rusi. Ai sapo ka...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Sipas një njoftimi nga ana e presidentes,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Komuna e Fushë Kosovës që udhëheqet nga kryetari Burim Berisha është përfshirë në një ‘hallakamë’ tenderuese, për shkak të dyshimeve për favorizime...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.