×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërimi i radhës i AAK-së për Avdullah Hotin

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjini, ka thënë se subjekti politik që ai e përfaqëson insiston që të jetë pjesë e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.Gjini në Info Magazine në Klan Kosova tha se AAK nuk mund të rrijë anash dhe të shikojë për këto tema.

    “Besoj që tani të gjithë e dimë që Aleanca insiston që të jetë prezentë edhe te jete e informuar. Është kaq e thjeshtë nëse ne nuk jemi pjesë e tavolinës është problem. Këto pikëpamje që shihen si “kërcënime” nga ana e LDK-së mund të jenë deklarata nga stresi i takimeve dhe i punës. Por unë e konsideroj që edhe Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa e kuptojnë këtë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk mund të rrijë anash edhe të shikojë për këto tema”.

    Numri dy i AAK-së foli edhe për zgjedhjen e presidentit.Ai tha se nëse partitë do të ulen dhe diskutojnë për zgjidhjen e presidentit nuk mendon që do të jetë problem kjo çështje.

    “Kolegu im Lutfi Haziri ka deklaruar se presidenti kalon nëpër zyrat e një partie të caktuar. Unë mendoj që ai duhet të kalojë nëpër gjitha partitë sepse nëse mbyllet njëra derë nuk mund të zgjedhjet presidenti. Ne e kemi bindjen tonë se duhet të ndodhë ashtu sepse edhe ne kemi një elektorat të caktuar”.

    “Nuk mendoj që deklaratat e prishin koalicion, por vetëm një veprim konkret mund ta bëj këtë. Unë mendoj që duhet të ulemi dhe të diskutojmë sepse nëse nuk arrihet të zgjidhjet presidenti dihet se cilat janë provizionet. Unë uroj që aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi që të mos konfirmohet. Nuk mendoj se zgjidhja e presidentit do të jetë problem deri në pranverën e vitit të ardhshëm”.

    Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, tha se koalicioni po vazhdon të jetë stabil.

    “Veprimet munden me gjene problematike Nuk besoj që ka çeshtje tjera qe mund ta dëmtojnë koalicionin, deklarimet nuk kanë prish koalicione ma herët, veprimet e deritanishme të qeverisë tregojnë se jemi në gjendje stabile. Nëse bën veprime pa pjesën e Aleancës atëherë ndryshon situata, por deri tani them se janë vetëm spekulime dhe qëndrojmë mirë”.

    Gjini ka folur edhe për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina.Ai theksoi se zhvillimet e fundit në Shtëpinë e Bardhë mund të çojnë edhe në njohje të reja të Kosovës nga shtetet që nuk e kanë njohur.

    “Bosnja dhe Hercegovia ka një stad shumë të komplikuar është një nisje koxha e guximshme. Nuk i di të gjitha proceset e vendimmarrjes në Bosnje, por zhvillimet e ndodhura në SHBA sigurisht qe do të kenë rezultate. Ekspozim ndaj një ide, sikur ajo e Shtëpisë së Bardhë që e ka ekspozuarVuçiqin para një akti që duhet të bëhet”.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka bërë një huqje në profilin e tij në Facebook. Ai e ka postuar një fotografi...
    Lajme30 Maj 2025
    Njohësi i ekonomisë Artan Muhaxheri për FrontOnline ka komentuar lidhur me përfshirjen e njerëzve të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverinë Kurti...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje doli në pushtet duke premtuar se nuk do të punësojë familjarë. Ao...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Përderisa SHBA vazhdon të kërkojë që aleatët europianë të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre, tre zyrtarë amerikanë, një perëndimor...
    Lajme30 Maj 2025
    Menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” i ka bërë thirrje minatorëve që të tërhiqen nga procedurat përmbarimore në lidhje me pagesat e orëve të...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu në detyrë i Qeverisë së Kosovës, AlbinKurti, ka pritur sot në një takim disa anëtarë të stafit të Kongresit amerikan, të...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Gjykata Supreme i ka hapur rrugë administratës Trump për të hequr mbrojtjen e përkohshme ligjore për qindra mijëra emigrantë, duke çuar numrin...
    Lajme30 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit: Drilon Ahmeti, Ekrem...
    Lajme30 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit: Drilon Ahmeti, Ekrem...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.