×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërimi i Lul Rakës: Mund të ndodh rikthimi i kufizimeve

    FrontOnline
    08 Qershor 2020

    Mikrobiologu Lul Raka në Interaktiv të KTV-së ka thënë se situata me pandeminë në Kosovë momentalisht është e menaxhueshme dhe nuk ka nevojë për panik.Porse, mund të ketë kthim të kufizimeve nëse ka ngarkesë në institucionet shëndetësore.29 persona janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 1263 persona, kurse janë bërë 16.905 testime.

    Por, gjithashtu edhe numri i të shëruarve është mjaft i lartë. Sot janë shëruar 22 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 912.“Teknikisht kjo është vazhdimësi e fazës së parë. Kemi rritje të numrave që janë reflektim i pritshëm i lehtësimit të masave. Kur është bërë planifikimi i lirimit të masave, është planifikuar të bëhet në mënyrë graduale”, ka thënë Raka.
    Ai thotë se më e rëndësishmja është struktura e rasteve të reja.

    “Pyetja kryesore ka qenë se a do të mbyllemi prapë. Situata tjetër ka qenë në fillim, mirëpo tash janë dy elemente kryesore: numri i rasteve, por elementi kryesor është struktura e këtyre rasteve. Pjesa më e madhe kanë pasur simptoma të lehta dhe s’kanë nevojë për hospitalizim. Shumica janë raste kontakti. Përderisa nuk ngarkohen kapacitetet shëndetësore s’ka nevojë për panik. Rrezik është nëse numri i rasteve në rritje shkon paralelisht me numrin e hospitalizimit. Nëse ndodh kjo atëherë duhet të shikohet mundësia e kthimit të disa masave”, ka thënë Raka.Ai gjithashtu ka thënë se mosrespektimi i masave mund të jetë e rrezikshme.“Momentalisht janë të menaxhueshme dhe s’ka nevojë për panik dhe kthim të masave. Por, nëse ka raste që e mbingarkojnë shëndetësinë. Më 13 prill uroj të kemi kaluar pikun. Mosrespektimi i këshillave kushton dhe këtë e kemi parë në Maqedoni të Veriut. Nuk mund të presësh respektim të 100 për qind të masave, por mosrespektim të masave kushton në familja. Pika kryesore janë familjet, pastaj transporti publik dhe më pas ngjarjet shpërndarëse si ditëlindjet, varrimet etj.”, ka thënë Raka.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.