×
  • Lajme
  • Lajme

    Paraburgim tre të dyshuarve në Gjilan, e rrahën mizorisht një person pa asnjë arsye!

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021

    Gjykata Themelore në Gjilan ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve B. T., A. T. dhe A. S.

    Ekziston dyshimi i bazuar se të të pandehurit pa kurrfarë shkaku e kanë goditur të dëmtuarin F. G. në mënyrë të pamëshirshme me boksa dore hekuri dhe këmbë, duke treguar shkallë të lartë të disponimit kriminal ndaj integritetit trupor të të dëmtuarit në fjalë, po ashtu i pandehuri B. T. në çantën e dorës ka pasur revolen, e cila edhe i është sekuestruar nga policia, ndërsa tek i A. S. është gjetur shufër gome, mjet i përshtatshëm për marrjen e jetës ose shkaktimin e lëndimeve të rënda ndaj personit tjetër.

    Me këto veprime, i pandehuri B. T., si i vetëm ka kryer veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa në bashkëveprim dyshohet kanë kryer veprën penale: “Lëndim i rëndë trupor”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e krimeve të rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të të pandehurve, për caktimin e masave alternative, duke konsideruar se caktimi i masës së paraburgimit krijon kushte për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur i shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin...
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Qeverinë për pengesat që, sipas tij, po krijohen në projektet kryesore të kryeqytetit, duke përfshirë...
    Lajme01 Tetor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sipas parashikimeve, nga fundjava, sidomos me datë 04 dhe 05 tetor 2024, rajoni dhe jo vetëm...
    Të tjera
    Lajme01 Tetor 2024
    Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, vlerëson se nëse shteti do ta bënte pushimin e lehonisë dy vjet, ky do të ishte kontribut...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2024
    Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka reaguar pas sulmeve të raportuara nga Teherani në Tel Aviv. Ziv tha...
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se kryeqyteti ka pasur nevojë për një “Fshat Olimpik” edhe pa organizimin e Lojërave Mesdhetare,...
    Lajme01 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica ka folur për koalicionin “Lista për Familje”, duke thënë se është formuar për të ruajtur bërthamën tradicionale...
    Lajme01 Tetor 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sot në Gjakovëm ku ka pasur dy takime me qytetarë, për të cilët njofton se...
    Lajme01 Tetor 2024
    Në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kongresistin amerikan, Jason Crow. Zyra e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.