×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rritet “frikshëm” numri i aksidenteve në Shqipëri, ja çfarë tregojnë shifrat

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Aksidentet rrugore nuk po e ndalojnë trajektoren rritëse në Shqipëri.

    Gushti ka shënuar sërish një rekord të ri me 173 aksidente rrugore atje, shifër kjo 48% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

    Sipas raportit  të fundit të INSTAT, krahas aksidenteve është shtuar dhe numri I të plagosurve dhe viktimave të përfshirë në to.

    Në gusht 2024 kishte gjithsej 252 janë të aksidentuar (të vrarë dhe tẽ plagosur), me një rritje prej 40% në  krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Ekspertët kanë nxjerr në pah se në 8 muajt e vitit në të cilin jemi janë shënuar gjithsej 1086 aksidente, me rritje 41% me bazë vjetore.

    Nga këto aksidente janë dëmtuar rreth 1500 persona, ose 40% më shumë se një vit më parë.

    Pozitiv është fakti, se fatalitetet janë ulur, nga 15,7 viktima për 100 aksidente në 2023 ka rënë në 9,2  viktima.

    Aksidentet rrugore, në 91,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

    Grup-mosha 25-34 vjeç vazhdon të përbëjë shumicën e drejtuesve të mjeteve që i shkaktojnë aksidentet./euronews.al

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Tetor 2024
    Presidenti i Shteteve e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden tha të martën se SHBA e mbështet plotësisht Izraelin pas sulmeve me raketa...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2024
    Pas sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit, Ambasada e Shqipërisë ka treguar numrat ku qytetarët në Izrael mund ta kontaktojnë. Në...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2024
    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Irani do të vuajë për sulmin e tij e sotëm. Ai është shprehur se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Tetor 2024
    Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka reaguar pas sulmeve të raportuara nga Teherani në Tel Aviv. Ziv tha...
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se kryeqyteti ka pasur nevojë për një “Fshat Olimpik” edhe pa organizimin e Lojërave Mesdhetare,...
    Lajme01 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica ka folur për koalicionin “Lista për Familje”, duke thënë se është formuar për të ruajtur bërthamën tradicionale...
    Lajme01 Tetor 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sot në Gjakovëm ku ka pasur dy takime me qytetarë, për të cilët njofton se...
    Lajme01 Tetor 2024
    Në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kongresistin amerikan, Jason Crow. Zyra e...
    Lajme01 Tetor 2024
    Deputeti i sapo larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, Eman Rrahmani, shprehu bindjen se angazhimi i tij politik është i përkushtuar për një “familje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.