Interi ka fituar ndaj Crvena Zvedas me rezultat 4-0, duke arritur fitoren e parë në Ligën e Kampionëve.
Pasi kishte barazuar në ndeshjen e parë, zikaltërit e nisën furishëm takimin për të marr fitoren.
Hakan Calhanoglu hapi ndeshjen me një gol të shënuar në minutën e 11-të për 1-0.
Marko Arnautovic përfitoi nga një asistim i Medih Taremit për të shënuar për 2-0.
Në minutën e 71-të ishte radha e Lautaro Martinez për të shënuar, i cili gjeti rrjetën për 3-0.
Pastaj në minutën e 81-të, Interi fitoi penallti, ku nga pika e bardhë i saktë doli të jetë Taremi për 4-0.
Deri në fund nuk kishte gola të tjerë dhe Interi arriti fitoren e parë në edicionin e ri dhe të ndryshuar të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/