×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Para apo pas buke – kur duhet pirë vaji i peshkut dhe vitaminat e tjera

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Suksesi i suplementëve të vitaminave dhe mineraleve varet nga disa strategji të thjeshta.

    Në këtë artikull do të mësoni për mënyrat e sakta të përdorimit të vajit të peshkut dhe suplementëve të tjerë, që ato të shpalosin plotësisht vlerat e tyre në organizëm.

    Vaji i Peshkut

    Zakonisht vaji i peshkut mund të pihet në çdo orar të ditës.
    Gjithsesi, mjekët këshillojnë që të pihet pasi keni ngrënë ose gjatë ngrënies së një vakti.
    Marrja e këtij suplementi me stomak bosh mund të shkaktojë të përziera.
    Gjithashtu vitaminat yndyrore, siç është edhe vaji i peshkut, përthithen më lehtë nga organizmi nëse shoqërohen me ushqim.
    Vitaminat Duhen Shoqëruar Me Ushqim

    Suplementët, me përjashtim të hekurit, duhen marrë gjjithmonë gjatë një vakti, sepse nxisin disa procese në stomak që lejojnë përthithjen maksimale edhe të vitaminave dhe mineraleve nga ushqimet.

    Suplementët e hekurit duhen marrë në mëngjes me stomakun bosh për përthithje më të mirë.

    Koha E Duhur Për Vitaminat dhe Mineralet

    Të gjitha vitaminat e kompleksit B duhen marrë në mëngjes sepse japin shumë energji.

    Kjo vlen për shumë vitamina të tjera por në rastin e magnezit ai duhet marrë në mbrëmje përpara gjumit.

    Kujdes Me Ilaçet e Tjera

    Ka raste kur vitaminat dhe mineralet ndërveprojnë keqazi me disa barna.

    Për shembull, kalçiumi mund të ndërhyjë në përthithjen e barnave për tiroiden, ndaj gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun.

    Vitaminat Që Treten Në Ujë dhe Në Yndyrë

    Përpara marrjes së suplementëve, sigurohuni të bëni dallimin mes vitaminave që treten në ujë e ato që treten në yndyrë.

    Vitaminat A, D, E dhe K treten në yndyrë dhe nëse akumulohen gjatë në trup mund të jenë të dëmshme. Këto vitamina duhen marrë në mëngjes nëse pini qumësht, kos ose hani avokado

    Vitaminat e kompleksit B dhe vitamin C treten në ujë dhe dalin nëpërmjet urinës ndaj rreziku i akumulimit të tyre është thuajse zero.

    Formati i Duhur i Vitaminave

    Nëse vitamin merret në formën e kapsulës, organizmi e ka më të vështirë ta tresë dhe ta përthithë.

    Ndaj është më mirë që disa suplementë të merren në formë të lëngshme.

     Vitaminat Që Mund Të Kombinohen

    Vitaminat D, K dhe kalçiumi mund të kombinohen dhe të merren së bashku.

    Hekuri kombinohet mjaft mirë me vitaminën C sepse kjo e fundit ndihmon në përthithjen maksimale të hekurit.

    Kalçiumi nuk duhet marrë në të njëjtën kohë me hekurin sepse pengon funksionin e tij.

    Ndaj hekuri duhet marrë në mëngjes dhe kalçiumi pasdite.

    Njeriu duhet të tregojë kujdes edhe me vitaminën C e cila del nga urina dhe të sigurohen të marrin sasi të mjaftueshme të saj.

    Konsulta me Mjekun dhe Analizat e Gjakut

    Mënyra më e mirë për të përcaktuar nevojat për suplementë të trupit është të kryeni një analizë gjaku.

    Kësisoj do të keni një ide mjaft të qartë se çfarë suplementësh duhet të merrni.

    Ku T’i Ruani Vitaminat dhe Mineralet?

    Probiotikët duhen ruajtur në frigorifer. Vaji i peshkut duhet mbajtur në një vend të ftohtë e të errët sepse në të kundërt pilulat nuk do të jenë efikase.

     

    Po Kafeja?

    E fundit, por jo për nga rëndësia, është që duhet të tregoni kujdes me kafenë.

    Ajo ndikon në mënyrën e përthithjes së vitaminave dhe minerale dhe nxit urinimin e nëpërmjet tij daljen nga organizmi të suplementëve./AgroWeb.org

    Nga Rubrika
    Lifestyle20 Dhjetor 2024
    Dashi Duhet të bëni rikuperime në raportin në çift, por shumë prej jush do të frenohen nga krenaria e tepërt, e cila...
    Lifestyle19 Dhjetor 2024
    Fjetja me telefon pranë është bërë e zakonshme, sidomos tek të rinjtë. Dhe, në shumicën e rasteve, mbajtja e telefonit poshtë jastëkut...
    Lifestyle18 Dhjetor 2024
    Mjegulla është një fenomen natyror që mund të ndikojë ndjeshëm në kushte të sigurisë rrugore dhe në shëndetin e individëve. Kur moti...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, ka thënë se qeveria e ShBA-së është duke e ndihmuar Kosovën...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Mbrëmjen e së premtes një fëmijë rreth 1-vjeçar ka vdekur në QKUK. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka dhënë sqarimin...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 9 shkurt të vitit 2025 shihen nga diplomatët e Bashkimit Evropian që merren...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Vullneti ka biseduar me Xhenetën dhe e ka këshilluar se si të flasë me Gjestin në darkën që do të organizohet për...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Sara dhe Driloni kanë vazhduar të bisedojnë për raportin me njëri-tjetrin. Ishte Sara ajo që i Drilonit se në pjesën e klipit...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Driloni e ka bërë hapin e parë drejt raportit me Sarën. Gjatë bisedës me të, Driloni i tha Sarës se “ne duhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.