Pamje të planetit Mars të kapura nga NASA janë edituar dhe janë bërë edhe më cilësore nga një skuadër e adhuruesve të hapësirës.
Youtuberi britanik ElderFox Documentaries ka marrë mijëra foto dhe i ka kthyer ato në High Definition, duke krijuar një video dhe duke i siguruar botës në këtë mënyrë pamjen e parë të qartë të planetit të kuq.
Skuadra e ka përshkruar dokumentarin e tyre si “një ndjesi e vërtetë e të qenit në Mars”. Videoja është publikuar më 17 korrik dhe ka më shumë se 2.3 milionë shikime.
Videoja 10 minutash u lejon shikuesve të bëjnë një minitur virtual në planetin Mars. Imazhet në video janë të vërteta dhe janë postuar nga NASA në faqen zyrtare.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=346&v=ZEyAs3NWH4A&feature=emb_logo