
Myslimanët sot festojnë Fitër Bajramin, festë kjo që vjen pas agjërimit njëmujor të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Edhe në Durrës besimtarët myslimanë, ashtu si në të gjithë botën, festojnë sot Fitër Bajramin. Namazi i Fitër Bajramit është falur në xhaminë e madhe të qytetit, po dhe në xhamitë e tjera të rrethit bregdetar në orën 06.00.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, falja është kryer duke respektuar protokollet e sigurisë shëndetësore.
Pas faljes, besimtarët kanë shkëmbyer urimet e rastit, që kjo festë të jetë plot mëshirë, begati dhe të sjellë gëzim në zemrat dhe familjet e të gjithëve.
Fiter Bajrami është festa e parë e këtij viti në kalendarinë islam dhe pas faljes së mëngjesit, rituali vazhdon me prerjen e kurbanit duke vijuar me urimet.
Ndërkohë që vizitat familjare do të shmangen për shkak të situatës që po kalon mbarë bota.
Në Durrës falja është bërë edhe në sheshin jashtë xhamisë për shkak të numri të madh të besimtarëve.
