×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli për vizitën në Hagë: Me dhimbset Jakupi se është i moshuar, e përjeton keq këtë

    FrontOnline
    01 Tetor 2022

    Deputeti Behgjet Pacolli ka folur për vizitën e bërë në Hagë ku për momentin janë 4 ish-krerët e UÇK-së.

    Ai tregoi në “Zona Zero” të Top News për bisedat që pati me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

    Ndonjë bisedë me 4 ish-krerët e UÇK-së?

    Një vizitë 6 orë brenda. Kishim kohë boll për të biseduar. U ndamë në dy dhoma, po dyert ishin të hapura. Patëm një bisedë të hapur, nuk kishte përgjim, që të rrinte dikush aty e të na bënte ne të kufizoheshim në bisedën tonë. U takuam në fillim me Veselin, Thaçin, e më pas me Krasniqin e Selimin. E pashë që morali është aty, por dhe dëshira për të vënë drejtësinë ishte aty. Aty akuzohen si grup kriminal, por jo pikërisht këta me emër me mbiemër.

    Deri tani nuk ka përgjegjësi individuale, nuk kemi dëgjuar. Më dhimbset Z. Krasniqi së është i moshuar, e përjeton keq këtë, dhe unë e pyeta: Po shkruani libra? Tërë kohën tha jam duke ia dedikuar kësaj çështje. U preka kur kupton se njeriut i mbetet vetëm të shkruajë. Kurse Thaçin e pashë pak të lodhur, por moralisht mirë.

    Ndoshta prej sportit që bëjnë, por ashtu m’u duk. Ndërsa Veseli dhe Selimi ishin shumë mirë. Rexhepi kishte rënë disa kilogramë duke bërë sport, dhe ushqimin e kanë të kontrolluar. Asgjë nuk është konfirmuar për akuzat që i janë drejtuar atyre. Derisa të dëshmohet që kanë bërë një faj, atëherë janë të pafajshëm. Ata po paguajnë çmimin e lirisë tonë. E shtetit tonë. Për Kosovën e lirë.

    A është ky çmimi i fundit që duhet të paguajnë shqiptarët për këtë?

    Shpresoj të jetë e fundit. Por duhet ditur që dhe prokurorët gjenden në një pyll ku nuk duket rrugëdalja, janë të stërmbytur me dokumenta. Thuhet se ka 400 mijë dokumente e dëshmitarë të pakuptimtë për akte. Kur të mbyllet kjo çështje, do ishte gjëja më e mirë./Front Online

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.