×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Nuk jemi të interesuar të jemi pjesë e asnjë qeverie

    FrontOnline
    26 Prill 2020

    Aleanca Kosova e Re, e Behgjet Pacollit nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re, e cila pritet të formohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Pjesë e së cilës pritet të jetën edhe AAK, Nisma dhe subjektet politike të komuniteteve pakicë.

    Por, pjesë e kësaj qeverie nuk do të jetë AKR-ja. Kështu ka thënë për lajmi.net, kreu i kësaj partie, Behgjet Pacolli.Ai ka thënë se nuk janë të interesuar të jenë pjesë e asnjë qeverie.

    “Po e vërtetë, nuk jemi të interesuar të jemi pjesë e asnjë qeverie”, ka thënë shkurt Pacolli.

    Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e gatshme për formimin e Qeverisë së re. Madje presidenti Hashim Thaçi edhe zyrtarisht i ka kërkuar Mustafës emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë. LDK ka marrë vendim që Avdullah Hoti të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër.

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se ai pret që, mbase javën e ardhshme, koalicioni mund të jetë gati dhe të kërkojë votat e miratimit në Kuvendin e Kosovës.

    Për miratimin e qeverisë në kuvend kërkohen të paktën 61 vota për, të deputetëve.LDK-ja ka 28 deputetë. Por, 4 prej tyre, edhe sipas deklaratave të vetë zyrtarëve të LDK-së, mbeten në pikëpyetje nëse do ta mbështesin qeverinë e re, ku bën pjesë edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.AAK-ja ka 13 deputetë, Lista Serbe 10, Nisma Socialdemokrate 4 dhe Aleanca Kosova e Re 2 deputetë.Kujtojmë se LDK-ja inicioi mocion mosbesimi kundër Qeverisë së drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), 44 ditë pas bashkëqeverisjes me të.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.