×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacientët në Infektivë apelojnë: Merreni seriozisht virusin dhe respektojini masat

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Me pamje të rënda tash e 4 muaj, përveç stafit mjekësor të Klinikës Infektive, janë duke u përballur edhe pacientët e familjarët që janë në këtë klinikë.

    Trajtimin në këtë klinikë tash e dy javë po e vazhdon edhe Ramadan Krasniqi nga Komuna e Prishtinës, i cili është i infektuar me Covid-19.

    Ndonëse thotë se është i kënaqur me angazhimin e stafit mjekësor, shoqërimin e familjarëve të personave të infektuar po e sheh si shqetësues, raporton KOHA.

    Krasniqi ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë masat dhe ta marrin më seriozisht çështjen e virusit.

    Kujdes të shtuar kërkojnë edhe personat të cilët nuk janë të infektuar me Covid-19, por që vijnë për të marrë shërbime të tjera në QKUK.

    E Klinika Infektive, tash e disa muaj, është shndërruar në një hapësirë ku shumë qytetarë presin për të ditur gjendjen e familjarëve të vet, por edhe për t’u testuar për Covid-19.

    Gjatë kohës sa ekipi i televizionit po qëndronte në oborrin e kësaj klinike, një i burgosur nga rajoni i Prishtinës, nën masa të rrepta të sigurisë, u soll për t’u testuar.

    E numri i atyre që presin ndonjë lajm me ditë të tëra për familjarët e tyre është më i madh para objektit të Mjekësisë Sportive, ku gjithashtu trajtohen pacientë të prekur me Covid-19.

    Të vështirë e sfiduese po e konsideron punën e vet edhe personeli i Qendrës së Urgjencës, që vazhdimisht asiston personat e dyshuar dhe të konfirmuar me koronavirus nga Komuna e Vushtrrisë.

    Nga fillimi i marsit e deri tani, në Kosovë janë konfirmuar 3 mijë 886 persona pozitivë me Covid-19, e prej tyre 82 kanë vdekur.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.