×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacientët me Covid-19 në spitalin e Gjilanit rrëfejnë se si po përballën me këtë virus

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Të vetmen çka kanë të zbuluar janë sytë. Të mbështjellë nga koka deri te këmbët, është shenja që tregon se është repart i rrezikshëm.

    Në korridoret e tij mungojnë vizitoret, të vetmet që kalojnë janë personeli shëndetësor të cilët ju dalin në ndihmë të sëmurëve nga COVID-19.

    Dyert e dhomave janë të hapura.

    Njëra nga të prekurat me COVID-19, e ka shumë të vështirë të tregojë gjendjen e saj e cila tash e 5 ditë është ë shtrirë në repartin e Infektives në Gjilan.

    E, aparati i oksigjenit ja pamundëson që fjalët ti thotë qartë dhe të tregoj gjendjen e saj.

    Ajo ka një lutje për ata që mendojnë se ky virus nuk është i vështirë.

    “Unë jam nga Vitia jam që 5 ditë këtu, simptomat e para i kam pas më vjedhje, jam infektuar nga burri edhe ai ka virus. Po kam problem më frymëmarrje. Mesazhi im është që të ruhen mos të thonë që s’ka virus, virusi është, ju lutem të ruheni nuk është i lehtë”, tha ajo.

    E, me vështirësi të njëjta por më qëndrueshmëri më të gjatë në këtë repart pacienti tjetër thotë se simptomat e para i ka pasur plogështin.

    Ndonëse thotë se asnjë nga familjaret e tjerë nuk është i infektuar, ai bënë apel që mos ta nënçmojnë koronavirusin.

    “Jam nga Gjilanit është dita e 10 që jam këtu. Kam pas plogështi edhe kam rezultuan pozitiv. Veç unë jam i infektuar brenda familjes. Stafi po kujdeset mirë. Dy ditë kam pas problem më frymëmarrje. Edhe unë nuk kam besuar virus por që nuk ishte kështu, le të kenë kujdes le ti mbajnë dorëzat e maskën, në fillim duket që nuk është asgjë por e shohin që nuk është hajgare ky virus”, është rrëfimi i tij për arbresh.info.

    Të njëjtë më sëmundje por më simptoma të ndryshme, e të shtrirë në një dhomë ata tregojnë për të gjithë rrugëtimin e tyre nga simptomat para e deri të ardhja në repartin infektives.

    Nga frika se këtë sëmundje shumica po e marrin më jo seriozitet, njëri nga pacientët lutet që askush mos të përjetoj këtë virus.

    “Qe 5 ditë jemi këtu, simptomat e para kanë qenë më kollitje. Po kam problem më frymëmarrje. Stafi janë duke u kujdesur mirë. Veç unë jam i infektuar në shtëpi. U kërkoj qytetarëve të ruhen se kjo nuk është për të mos besuar dhe të mbajnë distancën. Mos të rrinë të gjithë së bashku dhe të mbajnë maskat”, rrëfen ky pacient. /Insajderi/

    Nga Rubrika
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Opinione02 Mars 2026
    Nga: Daan Everts Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e...
    Opinione28 Shkurt 2026
    Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe nga retorika e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.