×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacientët me COVID-19 në QKUK po shoqërohen nga familjarët, mjekët të shqetësuar

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Rrezik për përhapjen e virusit po paraqesin edhe personat që po shoqërojnë në Klinikën Infektive pacientët e prekur me COVID-19. Kështu deklarojnë profesionistët shëndetësorë, ndërsa familjarët e pacientëve thonë se ata kanë nevojë për asistencën e tyre.

    Blerim Syla nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë tha për RTV Dukagjinin se një praktikë e tillë nuk duhet të vazhdojë.

    Sipas Sylës, vizita në Klinikën Infektive jo vetëm që paraqet rrezik për infektime të familjarëve të pacientëve por edhe të qytetarëve kontaktues të tyre.

    “Mendoj se kjo nuk duhet të justifikohet. Kjo rreptësishtë duhet të ndalohet dhe të merren masa urgjente që të mos ndodhin raste të tilla që të ketë përcjellës të pacientëve. Kemi pasur raste kur dy bashkëshortët kanë qenë të prekur me COVID-19 dhe ajo është situatë tjetër. Mirëpo nëse vetëm njëri është pozitiv dhe shkon ndonjë përcjellës kjo është e patolerueshme”, deklaroi Blerim Syla.

    Syla tha se duhet të rritet numri i personelit shëndetësorë dhe pacientët të jenë vetëm nën kujdesin e tyre.

    Nga ana tjetër Arta Jashari ka qëndruar në QKUK për më tepër se një javë për t’u kujdesuar për babanë e saj të prekur me coronavirus. Sipas Jasharit prezenca e një familjari është e domosdoshme.

    “E kam vërejtur edhe te pacientët e tjerë që më ka rënë me i pa se ata përjetojnë një gjendje ankthi të tmerrshme. Babi ka pasur nevojë shumë për prezencën time së paku psiqikisht e pastaj ai ka pasur nevojë edhe për trajtimin e simptomave tjera dytësore që lidhen me stendat apo me diabetin”, deklaroi Arta Jashari./

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.