×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacientët jo COVID ankohen se nuk po iu ofrohen shërbimet mjekësore

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Pacientët të cilët kanë nevojë për shërbime mjekësore të natyrës jo COVID-19, po ankohen se që nga fillimi i pandemisë janë neglizhuar dhe nuk i kanë marrë shërbimet e nevojshme, e krejt kjo për shkak se institucionet shëndetësore janë përqendruar te personat e infektuar me COVID-19.

    Ata madje thonë, se edhe ato pak shërbime që i kanë marrë, iu është dashur të presin me orë të tëra. E për të gjitha këto parregullsi këtë të fundit fajtor kryesor e lënë Ministrinë e Shëndetësisë.

    Pikërisht për këtë problematikë, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve ka pranuar rreth 80 ankesa, që sipas tyre, janë adresuar në institucionet përkatëse.

    Rifat Ramadani, i cili kishte sjellë motrën në QKUK për t’u trajtuar nga kanceri, u shpreh i shqetësuar me neglizhencën që po i bëhet, derisa theksoi se i është kërkuar të presë në rend edhe tre muaj.

    Duke ngritur akuza të mëdha ndaj stafit shëndetësor, ai thekson se asnjë shërbim nuk kryhet pa të holla.

    “Të premten i kam bërë incizimet për kancer, tash prit në rend mbas tre muajsh vjen rendi, ajo është invalid. Nuk kryen pa pare punë këtu, vdes, as në Afganistan e as në Afrikë nuk e ki më keq. Nuk e ki lekun nuk mund të kryesh punë në Kosovë, këtë liri e kemi asgjë tjetër nuk kemi, krejt rinia ikin unë sot po të kisha mundësi me 11 anëtarët e familjes iki diku… Qe tri ditë vrapoj nëpër spitale, një punë nuk mundem ta kryej, prit ai është në mbledhje ky është në mbledhje, nuk mundem të kryej punë, tmerr është ishalla të ardhmes i vjen diçka”, thotë Ramadani.

    Të njëjtin problem e ka edhe Ukshin Mjekiqi, i cili thotë se po pret me orë të tëra dhe se personeli mjekësor nuk po i përfillë kërkesat e tij.

    Duke mos dashur të flas për gjendjen në spitale, ai thekson se Ministria e Shëndetësisë nuk po tregon interes sa duhet për pacientët jo COVID.

    “Jemi duke pritur që 1 orë këtu (QKUK) askush nuk po na pyet, veç Zoti na ndihmoftë se për momentin është taksirat i madh… Nuk po na marrin parasysh, nuk po interesohen sa duhet e sidomos për pleq… Fajtor janë Ministria (e Shëndetësisë) e mjekët sepse nuk ka interes, mos të hyjë me fol çka kom pa unë në spital. Zoti e bëftë hajer”, thotë Mjekiqi.

    Rajmond Qerimi, babai i të cilit vuan nga sëmundja e zemrës dhe sheqerit, thotë se mbi një orë janë duke pritur për trajtim. Ai i bën thirrje qeverisë që të ndajë një pjesë të stafit që janë orientuar për COVID, në mënyrë që edhe pacientët me sëmundje të tjera të marrin shërbimet e nevojshme.

    “Është shumë e padrejtë, ne e kemi sjellë babin, është i sëmurë nga zemra dhe ka sëmundjen e sheqerit. Mbi një orë që jemi duke pritur, shërbimi nuk kryhet siç duhet, nuk është në nivel… Duhet vet shteti të ndajë një pjesë të stafit për COVID, edhe pjesa tjetër e popullit duhet të shërohet, tash ne nuk mund ta ndalim sëmundjen… Fajtor është qeveria”, thotë ai.

    Se pacientët jo COVID nuk po i marrin shërbimet e nevojshme e thotë edhe kryetari i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, Besim Kodra, sipas të cilit rastet jo COVID po neglizhohen.

    Pikërisht për këtë çështje, Kodra për KosovaPress thekson se që nga fillimi i pandemisë kanë pranuar rreth 80 ankesa nga pacientët.

    “Me fillimin e rasteve të para në Kosovë, i gjithë fokusi i qeverisë është orientuar në rastet e COVID-19, ndërsa rastet të cilat nuk kanë pasur COVID-19 kanë mbetur pa u trajtuar, për shkak se kishte një vendim qeveritar që operacionet apo rastet që nuk janë emergjente të mos trajtohen. Tek ne kanë ardhur një numër i madh i ankesave që pretendonin se kanë nevojë për shërbime shëndetësore ndërsa institucionet i kthenin mbrapa, ndërsa shëndeti i tyre vazhdimisht rëndohej”, thotë Kodra.

    Derisa flet për ankesat e pacienteve, Kodra thotë se qeveria duhet të ndryshojë këtë qasje, ai thotë se kanë propozuar që të krijohet një linjë e veçantë e shërbimit për COVID-19, ndërsa sistemi shëndetësor të vazhdojë rrugën normale siç e ka pasur par a pandemisë.

    “Qasja duhet të fillojë nga Qeveria e Kosovës pastaj te Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet. Ne kemi propozuar që të ketë një linjë të veçantë të shërbimit për COVID-19, ndërsa shëndetësia të vazhdojë rrugën normale siç e ka pasur. Pacientët më shumë po vuajnë nga mos marrja e shërbimit se sa nga rrezikimi i infeksioni me COVID-19”, thotë ai.

    Kodra ka shtuar, se ankesat e pacienteve vazhdimisht i kanë adresuar te institucionet shëndetësore për të cilat bëhej fjalë, por që sipas tij nuk kanë marrë përgjigje./kp/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.