×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL-UÇK kritikon institucionet që heshtën pas arrestimeve të djeshme

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    Dega e OVL UÇK-së në Fushë Kosovë ka bërë thirrje për respekt të ndërsjellë dhe sjelle më dinjitoze pas aksionit të djeshëm të policisë së EULEX-it në zyrat e kësaj organizate në Prishtinë.

    Dega po e vlerëson krejtësisht të panevojshëm spektaklin e krijuar me rastin e bastisjes së zyrave të OVL-së dhe arrestimet spektakolare të krerëve të organizatës.“OVL UÇK-së Dega në Fushë Kosovë bën thirrje për maturi, për sjellje qytetëruese dhe për respekt të ndërsjellë. Askujt nuk i bën nderë arroganca, sjelljet e padinjitetshme të kujtdo qoftë”.

    “OVL UÇK-së është organizatë vullnetare, e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave të luftës së shenjtë të UÇK-së dhe në mbrojtje të të gjithë pjesëtarëve të saj dhe misionit të luftës së UÇK-së, për të krijuar një shtet të lirë për të gjithë, të pavarur dhe të sigurt për të gjithë banorët, pa dallim, feje, kombi apo race”.OVL UÇK-së në Fushë Kosovë vlerëson se veteranët, përkatësisht zyrat e OVL-së nuk janë adresa për bastisje e arrestime të papritura me përgatitje e arsenal, kur kihet parasysh fakti se askush nuk po ikë askund dhe kjo do të mund të bëhej me një ftesë në mënyrë krejtësisht normale.

    “Krijimi i përshtypjeve sikur po kapen kriminelët dhe po bastiset ndonjë organizatë kriminale, është i dhimbshëm për çdo veteran luftëtar të këtij vendi, për çdo qytetar që krenohet me luftën e UÇK-së”.

    “Është tejet për keqardhje edhe heshtja e Institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Pamjet e arrestimeve nga njësitë policore të djemve tanë më të mirë, shumica e të cilëve janë luftëtarë e bijë luftëtarësh, janë pamje që nuk do të duhej t’ua ofronim prindërve e familjarëve të dëshmorëve, nuk do të duhej t’ua ofronim këto pamje familjeve tona e fëmijëve tanë”.Ata u kanë bërë thirrje të gjithëve pa përjashtim, veteranëve dhe të gjithë kolegëve të tyre, institucioneve të Kosovës, që të sillen mirë dhe dinjitetshëm, që të kryejmë secili punën dhe obligimin që kanë.“Veteranët e UÇK-së kanë vuajtur shumë, kanë kontribuar shumë, kanë treguar maturi e pjekuri në momentet më të vështira historike, veteranët e UÇK-së duhet të trajtohen dinjitetshëm dhe me respekt” thuhet në deklaratën e tyre, raporton Klan Kosova.“Ne edhe në këto kohë çoroditëse dhe nëpërkëmbëse që po kalojmë do të dijmë të reagojmë dinjitetshëm, sepse askush nuk mund të na e shuajë dashurinë për këtë vend, dëshirën e angazhimin tonë për të pasur një shtet të fortë e të vendosur dhe jo një shtet servil dhe një pushtet që sillet si fantazmë konform zhvillimeve”.“OVL UÇK-së, Dega në Fushë Kosovë vlerëson se është koha që të reflektojnë të gjithë, Institucione qendrore e lokale, media, organizata tjera për të kundërshtuar me argumente këtë formë të sjelljes ndaj Institucioneve që kanë dalë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila ka pikërisht këtë mision – Mbrojtjen e vlerave të luftës dhe promovimin e idesë për një shtet 100% të pavarur”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Një shqiptar 33-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Greqi, pasi një video e tij duke shpëtuar një dele nga një...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Presidenti Donald Trump të shtunën u nda nga Ukraina dhe aleatët kryesorë evropianë pas samitit të tij me Presidentin Vladimir Putin të...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Presidenca franceze njoftoi se “koalicioni i të vullnetshmëve” – aleatët kryesorë evropianë të Ukrainës – do të takohet të dielën, përpara takimit...
    Të tjera
    Lajme16 Gusht 2025
    Gjithsej 39 ekstradime nga Kosova dhe vende të tjera janë kryer nga janari deri në qershor të këtij viti. Njohësit e sigurisë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike...
    Lajme16 Gusht 2025
    Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete të shtunën rreth orës 08:00 në shtëpinë e tij në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar...
    Lajme16 Gusht 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova e ka humbur këtë vit mundësinë për t’u anëtarësuar në Këshillin...
    Lajme16 Gusht 2025
    Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova rrezikon falimentimin ekonomik, nëse politika aktuale me energji...
    Lajme16 Gusht 2025
    Fluksi i automjeteve me qytetarë në pikat e kalimeve kufitare të vendit ka shënuar rënie në orët e mbrëmjes. Sipas gjendjes së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.