Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Të punojmë çdo ditë për ta ndërtuar Kosovën që e ëndërrojnë fëmijët

    FrontOnline
    2 vite më parë

    U.d. Presidentja,  Vjosa Osmani me rastin e Ditës Universale të të Drejtave të Fëmijëve bashkëbisedoi sot në një takim online me 30 fëmijë nga Asambletë Komunale të fëmijëve të Prizrenit, Prishtinës, Gjilanit e Gjakovës.

    Ky bashkëbisedim u realizua për nder të 20 Nëntorit, i cili me vendim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është ditë që i kushtohet të drejtave të fëmijëve.

    U.d. Presidentja Osmani i uroi fëmijët me rastin e ditës së tyre dhe shprehu keqardhje që shkaku i rrethanave të krijuara nga pandemia Covid-19, nuk pati mundësi t`i mirëpresë ata në Presidencë.

    Osmani i siguroi ata për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, në funksion të përmirësimit të mirëqenies dhe bërjes së Kosovës siç e ëndërrojnë ata.

    “Vendi ynë është vend më i mirë, kur fëmijëria juaj është e bukur dhe e shëndetshme, kur çdo shok e shoqe e lagjes tuaj, fshatit apo qytetit tuaj ka mundësi të shkollohet dhe të marr edukim cilësor, kur ju mund të lozni në parqe e në ajër të pastër, kur mundësitë tuaja për tu avancuar dhe për të fituar vazhdimisht shkathtësi të reja janë të shumta e lehtë të qasshme”, është shprehur u.d. Presidentja. Ajo tha se  beson fuqishëm në këtë, ngase: “Kur fëmijët janë mirë, të shëndetshëm, mirë të edukuar, dhe të fuqizuar, e tillë do të jetë edhe e ardhmja e vendit tonë”.

    Në bashkëbisedimin virtual me më të vegjlit, u.d. Presidentja pati rastin të njoftohet edhe me punën e Asambleve Komunale të fëmijëve, sfidat dhe kërkesat e fëmijëve nga komunat përkatëse. Ndërkaq fëmijët shfrytëzuan rastin t’i adresojnë u.d Presidentes një sërë pyetjesh që kanë të bëjnë me  punën e saj./FrontOnline/

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme24 Mars 2023
    Dita e 24 marsit e vitit 1999 nuk harrohet nga qytetarët e Kosovës pasi në atë ditë nisën sulmet e NATO-s ndaj...
    Lajme24 Mars 2023
    23 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit, nga 140 testime të bëra. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike...
    Lajme24 Mars 2023
    Sektori i Hetimeve të Stacionit policor Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Ngacmim” që ka ndodhur më datë 28/02/2023...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2023
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kujtuar 24 vjetorin e intervenimit të NATO-s, duke theksuar se Aleanca atëbotë veproi për njerëzimin dhe...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama beson se një Ballkan i bashkuar si në ekonomi edhe në dënimin e agresionit rus në Ukrainë...
    Lajme24 Mars 2023
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë nënshkruar marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar se sot shënojmë 24-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, sot feston ditëlindjen e 48. Kurti ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë. Kurti është kryeministri...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.