×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takoi Shefin e UNICEF-it në Kosovë, diskutojnë për fëmijët me nevoja të veçanta

    FrontOnline
    06 Maj 2020

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani-Sadriu, priti në takim shefin e UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin.

    Osmani e falënderoi Sahin dhe zyrën e UNICEF-it në Kosovë për rolin që kanë luajtur në lehtësimin e menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19, ndihmën me pajisje për personelin mjekësor, si dhe për pakot higjienike për familjet në nevojë, njofton Klan Kosova

    Mes tjerash kryeparlamentarja Osmani vlerësoi lart dhe angazhimin e UNICEF-it në përfshirjen e Kosovës në programin ‘Learning Passport’, të cilin UNICEF-i e realizon në partneritet me Microsoft-in dhe Universitetin e Kembrixhit.

    Ajo u njoftua me programet aktuale të UNICEF-it në Kosovë dhe me mundësitë për bashkërendim të aktiviteteve me qëllim të rritjes së vetëdijes së publikut mbi këto çështje.

    Sahin, ndërkaq, e njoftoi kryetaren Osmani se UNICEF-i është i përqendruar në zhvillimin e hershëm të fëmijëve, në fuqizimin e rinisë dhe të fëmijëve me nevoja të veçanta.

    Kryetarja Osmani shprehu gatishmërinë e saj për të mbështetur aktivitete që kanë ndikim të prekshëm dhe janë të qëndrueshme.

    Ajo theksoi se ligjet dhe politikat në vendin tonë duhet të kenë prioritet ndikimin në jetën e njerëzve. Tutje, ajo nënvizoi se institucionet duhet të mobilizohen po ashtu që këto ligje dhe politika të jetësohen me sukses.

    Theks i veçantë gjatë diskutimeve ishte edhe rëndësia e zhvillimit të hershëm të fëmijëve dhe sigurimi i infrastrukturës së nevojshme për qasje në institucionet parashkollore, gjë që përfundimisht do të ndikonte në zhvillimin ekonomik në vend, në sigurimin e barazisë gjinore dhe në rritjen e mirëqenies së përgjithshme shoqërore.

    Të dy palët u pajtuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në dizajnimin dhe jetësimin e nismave që ndikojnë në përmbushjen e objektivave të lartcekura.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.