12:48 | 22 Qershor 2020
Dy ditë pas shkarkimit të saj nga pozitat udhëheqëse në Lidhjen Demokratike, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka treguar se a do të vazhdojë të jetë anëtare e thjeshtë e partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa.
E pyetur për këtë çështje, Osmani duke mos dashur të përgjigjej ka thënë se e rikonfirmon secilën fjalë që e ka shkruar të shtunën në Facebook.
“Nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo që e kam thënë, vetëm e rikonfirmojmë secilën fjalë që e kam thënë”, tha ajo, për KosovaPress, pas vizitës që bëri në Obiliq.
Osmani së bashku me kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi kanë zhvilluar një takim me qytetarët dhe të rinjtë e kësaj komune, të cilët kanë diskutuar për sfidat mjedisore, trajtimin e tyre dhe ndikimin në shëndet.

Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
Sponsoruar
Të tjera
-
17:48 | 06 Shkurt 2023
-
17:42 | 06 Shkurt 2023
-
17:28 | 06 Shkurt 2023
-
17:26 | 06 Shkurt 2023
-
17:19 | 06 Shkurt 2023
-
17:13 | 06 Shkurt 2023
-
17:10 | 06 Shkurt 2023
-
17:00 | 06 Shkurt 2023
-
16:59 | 06 Shkurt 2023
-
Bota/RajoniTurqia kërkon ndihmë urgjente nga NATO-ja16:41 | 06 Shkurt 2023
-
16:39 | 06 Shkurt 2023
-
16:35 | 06 Shkurt 2023