×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Osmani-Gashit: Do kërkoj sqarim edhe për britmat tua kur mu drejtove ‘a je normal’

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Debat i ashpër është duke vazhduar në Kuvendin e Kosovës.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kërkuar që të largohet nga salla e kuvendit deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi.

    Mirëpo kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur Arben Gashi, se do të kujdeset personalisht që përmes komisionit përkatës do të kërkojë që të shqyrtojë nëse fjala “koti”, është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

    Madje Osmani ia bërë të ditur Gashit se do të kërkojë sqarim se a është ofendim dhe në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit mënyra se si i është drejtuar ai asaj me fjalët “a je normal”, para 20 deputetëve të tjerë.

    “Unë do të kërkoj nga komisioni përkatës që të sqarojë se a është shkelje apo jo. Por këtu para 20 dëshmitarëve që mu drejtuat ju, do të kërkojë sqarim që britma juaj ndaj meje “a je normal”, do të vërtetohet se a është në kundërshtim me rregulloren a jo. Unë personalisht do të përkujdesem për këtë që nëse fjala koti është jashtë shkelje parlamentare dhe fyerje dhe do të kërkoj që asnjë deputetë të mos e përdor këtë fjalë”, ka deklaruar Osmani.
    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/314968459669576/?v=314968459669576

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.