×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave, punonjësit shëndetësor që humbën jetën nga Covid në krye të detyrës

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    UD e presidentit Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se do të dekorojë post mortum me Medaljen Presidenciale të Meritave, punonjësit shëndetësor të cilët humbën jetën nga Covid derisa ishin në krye të detyrës.

    Ceremoninë e ndarjes së dekoratave do ta organizojmë së shpejti në Presidencë, në prani të familjarëve.

    Osmani bëri të ditur se lista e të dekoruarve do të përditësohet konform informatave që i marrim nga institucionet përgjegjëse.

    Njoftimi i plotë:

    Mijëra punonjës shëndetësor u infektuan nga virusi Covid-19, si vija e parë e përballjes me pandeminë. Përderisa shumica i mbijetuan këtij virusi të rrezikshëm dhe menjëherë u kthyen në shërbim të pacientëve, disa prej tyre, për fat të keq, humbën jetën në këtë përballje. Kontributi i tyre, duke dhënë edhe jetën vetëm e vetëm për t’i shërbyer pacientëve të tyre, duke respektuar betimin e Hipokratit deri në frymën e fundit, meriton të nderohet nga të gjithë ne.

    Prandaj, në përputhje me përgjegjësitë e mia kushtetuese, kam vendosur që të dekorojë, post mortem, me Medaljen Presidenciale të Meritave, punonjësit shëndetësor të cilët derisa aktivisht po ofronin shërbime shëndetësore, u infektuan me Covid-19 gjatë pandemisë, dhe humbën jetën e tyre nga ky infeksion.

    Ceremoninë e ndarjes së dekoratave do ta organizojmë së shpejti në Presidencë, në prani të familjarëve. Ndërkaq lista e të dekoruarve do të përditësohet konform informatave që i marrim nga institucionet përgjegjëse.

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se vrasjet e pasluftës janë përdorur me qëllim për të njollosur UÇK-në. Haliti në emisionin...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten më 25 prill ka qëndruar në Bruksel në kuadër të takimit të pestë për çështjen...
    Lajme26 Prill 2024
    Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot çmimet në Panairin e 3-të mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, të mbajtur nga...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    MPB njofton se në vendkalimin kufitarë “Bllacë” është ndaluar një shtetas i Kosovës i cili kërkohej nga Interpoli. “Dje në ora 17:20...
    Lajme26 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës e ka përzgjedhur fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës,...
    Lajme26 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës po bën propagandë kur po flet për zhvillim...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri për Kthim dhe Komunitete, beson se Qeveria do ta dërgojë Draftin e Asociacionit në Kushtetuese, para mbledhjes së Komitetit të Ministrave...
    Lajme26 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore, ka ndërprerë Konferencën STEMinists’24 e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kërkesë e tyre ishte përjashtimi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.