×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Opozita i sheh si mashtrim zgjedhjet në Serbi

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Rreziku nga përhapja e koronavirusit, nuk është i vetmi rrezik që paraqesin zgjedhjet e planifikuara parlamentare në Serbi, sipas kundërshtarëve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    Presidenti i Serbisë nisi fitoret në vitin 2012, kur Partia e tij Përparimtare (SNS) u bë partner kryesor në koalicionin qeverisës të asaj kohe. Titulli i tij zyrtar ishte kryeministër i shtetit, por që nga fillimi u bë e qartë që Vuçiqi nuk do të ndalej me kaq, shkruan BBC.

    Por pavarësisht suksesit të tij, e kaluara e Vuçiqit do të thotë se një numër i dukshëm i serbëve nuk do ta pranojnë asnjëherë si udhëheqësin e tyre. Vuçiq shërbeu si Ministër i Informimit në regjimin e Slobodan Miloseviqit, presidenti i cili shkaktoi shembjen e dhunshme të Jugosllavisë në vitet e 90-ta. Kërkim faljet e Vuçiqit dhe kinse kthimi ndaj një politike pro Evropiane, nuk i mjaftoi kritikëve të tij.

    Fitorja e partisë së tij SNS në vitin 2014 ia mundësoi që të bëhet kryeministër. Pas tre vjetëve ai u bë president, duke e caktuar Ana Brnabiqin si kryeministre, por sidoqoftë duke mbajtur shtrëngim të plotë mbi fuqitë ekzekutive të shtetit, transmeton KOHA.

    Partitë opozitare thonë se grushti i Vuçiqit ka filluar të ngulfat demokracinë e re të Serbisë. Shumica prej tyre janë duke e bojkotuar votimin e së dielës sepse thonë që kushtet për një votim të drejtë dhe të lirë, nuk ekzistojnë.

    Dragan Djilas, ish kryetar i Beogradit, i cili tani e udhëheqë Partinë për Drejtësi dhe Liri (SSP), e ka quajtur votimin si “votim mashtrimi”, duke thënë se SNS-ja e Vuçiqit i dominon mediat, dhe votuesit “as që mund të dëgjojnë për diçka tjetër”.

    Një aktivist tjetër opozitar, Dobrica Veselinoviq nga Don’t let Belgrade Down, tha për BBN-në që vendimi i lëvizjes së tij për të bojkotuar zgjedhjet erdh për shkak “kushteve të pa drejta votimi”.

    Ai tha që “çdo përpjekje për të pasur një dialog të hapur me qeverinë, dështon. Institucionet nuk dëshirojnë të dëgjojnë kërkesat e qytetarëve”.

    Presidenti Vuçiq nuk është kandidat për vota te dielën, por titulli i kandidatit të SNS, që titullon “Aleksandar Vuçiq – Për Fëmijët Tanë”, tregon statusin e tij të paprekur në këtë parti.

    Janë mbajtur gjithashtu shumë protesta ne kryeqytet për të bojkotuar zgjedhjet, protesta të cilat nuk po shfaqen nëpër mediat serbe.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2025
    Nëse kokrrat tuaja të preferuara të kafesë janë zhdukur nga raftet, mos u shqetësoni – ato do të kthehen së shpejti. Mirëpo,...
    Bota/Rajoni29 Mars 2025
    Një grua ka lindur fëmijën e saj në një rrugë në Bangkok, menjëherë pas një evakuimi nga spitali, pas lëkundjeve nga një...
    Bota/Rajoni29 Mars 2025
    Numri i të vdekurve nga një tërmet i madh që goditi Mianmarin dje ka arritur në më shumë se 1000, ndërsa ekipet...
    Të tjera
    Sport29 Mars 2025
    FC Barcelona ka nisur punën për planifikimin e sezonit të ardhshëm, dhe një nga prioritetet e menaxhimit sportiv të udhëhequr nga Deco...
    Lajme29 Mars 2025
    Ka ndërruar jetë dr. Halide Haziri, specialiste e dermatologjisë. Njoftimin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerës, të cilët kanë...
    Opinione29 Mars 2025
    Nga: Orhan Pamuk, shkrimtar, fitues i Nobelit për Letërsi në vitin 2006 / The Guardian Që prej arrestimit në fillim të këtij...
    Kronika29 Mars 2025
    150 euro ia ka kërkuar një burrit zyrtari i Qendrës Rajonale për Punësim në Gjakovë për rregullimin e dokumentacionit për bashkëshorten e...
    Kronika29 Mars 2025
    Mbrëmë pas mesnate në Gjakovë një person është therur më thikë nga dy persona të panjohur. Të dyshuarit pas kryerjes së aktit...
    Lajme29 Mars 2025
    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar opinionin e gjerë se muaji i madhëruar Ramazan përfundon ditën e shtunë, më 29...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.