×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacioni i policisë në Pejë, arrestohen 11 persona dhe kapet arsenal armësh

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti Special, ka zhvilluar një operacion të gjerë në Rajonin e Pejës.

    Aksioni në Pejë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, ka të bëjë me veprën penale trafikim me armë. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

    “Ju informojmë se sot me datë 29.09.2020, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e asistuar nga njësitë relevante të PK-së, ka filluar me një operacion policorë në Rajonin e Pejës, lidhur me veprën penale, ‘Trafikimi me Armë’”, tregoi Kelani.

    Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se kontrolli i shtëpive dhe objekteve përcjellëse është realizuar në dhjetë lokacione, me përkrahjen e Njësiteve Speciale, K9 dhe disa njësi të stacionit policor në Pejë.

    “Gjatë kontrollit, si pronë material janë gjetur dhe sekuestruar: 3 armë të gjata gjysmëautomatike, 6 armë të vogla revole, 2 karikatorë, një palë dylbi, 180 fishekë kalibër indryshëm, 2.000 euro, 2 vetura dhe 12 telefona mobil”, kanë thënë burimet brenda policisë.

    Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 11 persona të dyshuar të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit special janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore ndërsa një i dyshuar gjatë kontrollit nuk është gjetur në lokacion andaj i njëjti është në kërkim policor.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.