×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OKB: Masat e emergjencës të mos prekin të drejtat e njeriut

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut po u kërkon qeverive të botës të respektojnë të drejtat e njeriut gjatë pandemisë COVID-19.

    Michelle Bachelet tha në një deklaratë të hënën se të drejtat e njeriut nuk duhet të shkelen “nën maskën e masave të jashtëzakonshme ose urgjente”.

    Zonja Bachelet tha se fuqitë e urgjencës “duhet të përdoren për t’u përballur në mënyrë efektive me pandeminë – asgjë më shumë, asgjë më pak” dhe se “nuk duhet të jetë një armë që qeveritë mund të përdorin për të shtypur mendimin ndryshe, për të kontrolluar popullatën dhe madje edhe për të përjetësuar qëndrimin e tyre në pushtet.”

    Zyra e komisioneres së lartë ka nxjerrë udhëzime të reja politike mbi masat emergjente sepse ajo tha, “Ka pasur raporte të shumta nga rajone të ndryshme se policia dhe forcat e tjera të sigurisë kanë përdorur me forcën me tepri, dhe herë pas here forcë vdekjeprurëse, për t’i bërë njerëzit të respektojnë ndalimqarkullimet“.

    Parimi i qëndrueshëm,” tha Bachelet, është që masat e urgjencës duhet të “zbatohen njerëzishëm“. Ajo shtoi se nëse nuk veprohet në bazë të ligjeve, “urgjenca e shëndetit publik rrezikon të bëhet një fatkeqësi e të drejtave të njeriut, me efekte negative që do të tejkalojnë shumë vetë pandeminë“.

    Goditja me armë, ndalimi ose abuzimi i dikujt për thyerjen e një shtetrrethimi sepse ata kërkojnë dëshpërimisht ushqim është qartë një përgjigje e papranueshme dhe e paligjshme,” tha zonja Bachelet.

    Pothuajse të gjitha vendet në botë janë nën një lloj bllokimi kufizues në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Gati tre milion njerëz në mbarë botën janë infektuar nga virusi, sipas Qendrës së Universitetit Johns Hopkins për koronavirusin. Më shumë se 206,000 njerëz kanë vdekur./VOA

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.