×
  • Lajme
  • Lajme

    OJQ-të akuzojnë Presidenten: “Për teke personale nuk po e dekreton Kyreprokurorin e Shtetit”

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Rrjeti i organizatave joqeveritare “AVONET” ka kërkuar nga Presidentja Vjosa Osmani të dekretojë kandidatin e propozuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Blerim Isufaj, për Kryeprokuror të Shtetit.

    Në komunikatën për media, AVONET ka shprehur shqetësimin për vonesën e presidentes që ta dekretojë Isufajn, sepse, sipas tyre, kjo paraqet mosushtrim të kompetencave nga Osmani.

    “AVONET kërkon nga Presidentja që të ushtrojë kompetencat e saj dhe të dekretojë kandidatin e propozuar nga KPK për Kryeprokuror pasi që ky proces ka qenë i ligjshëm dhe transparent. Po ashtu, të gjitha arsyet për zvarritje kanë kaluar, sepse të gjitha kandidatët e pakënaqur kanë shterur mundësitë ligjore nëpër gjykata dhe kjo zvarritje e dekretimit ka kaluar çdo limit të parë deri më tani në procesin e emërimit të Kryeprokurorit”, thuhet në komunikatë.

    Ndonëse posti vazhdon të ushtrohet nga një ushtrues detyre, AVONET thekson se pozitat e tilla shtetërore të funksionit të lartë nuk mund të kenë realizim afatgjatë të objektivave në kuadër të Prokurorisë së Shtetit dhe duke pasur parasysh se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që tashmë të emërohet i propozuari nga KPK.

    Për më tepër zgjedhjen e Blerim Isufajt veçse e kanë konfirmuar edhe Gjykata e Kosovës, e të cilat i kanë hedhur poshtë ankesat e të ankuarve në rastin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit.

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.