×
  • Kronika
  • Kronika

    Ofendoi rajonin e Drenicës në Facebook, suspendohet nga puna një polic

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar nga puna një zyrtar policor, i cili kishte ofenduar rajonin e Drenicës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

    “PK njofton opinionin publik se lidhur me rastin e publikimit/komentimit përmes rrjetit social facebook nga një zyrtar policor për rajonin e Drenicës, janë ndërmarrë masat e menjëhershme dhe të njëjtën ditë (18.05.2020) është suspenduar zyrtari policor, për të vazhduar me procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu në njoftim thuhet se zyrtari policor duhet të veprojë në pajtim me legjislacionin në fuqi, kodin e etikës dhe rregullat e sjelljes dhe kryerjes së detyrave policore.

    “Zyrtari policor duhet të veprojë në pajtim me legjislacionin në fuqi, kodin e etikës dhe rregullat e sjelljes dhe kryerjes së detyrave policore. Për Policinë e Kosovës është i papranueshëm çfarëdo veprimi i cilit do zyrtarë policor i cili bie ndesh me parimet udhëzuese dhe udhëheqëse të Policisë, integritetin personal dhe institucional, vlerat etike, vlerat e organizatës, ndershmërinë dhe përgjegjësinë për shërbim ndaj publiku”, thotë PK.

    “Policia e Kosovës ndër vite ka ndërtuar imazh dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjithë qytetarët. Realizimi i detyrave dhe përgjegjësive policore karshi vendit dhe qytetarëve, përfshirë bashkëpunimin dhe partneritetin me komunitetin, mbetet qëllim primar i Policisë së Kosovës dhe në ç’do rast ku mund të paraqiten shkelje të procedurave dhe rregullave policore do të merren masat e nevojshme”, thuhet në njoftim

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.