×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OBSH kundër modelit suedez, imuniteti i turmës nuk arrihet me magji

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Suedia është bërë model në botë për qasjen që ka marrë ndaj luftës me koronavirusin, por OBSH’ja paralajmëron se strategjia e shmangies së masave kufizuese për popullatën do të ishte fatale për shtresat e rrezikuara nëse do aplikohej në rang global.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon ta konsiderojë të rrezikshme strategjinë e imunitetit të turmës që vende si Suedia po zbatojnë për t’u përballur me Covid-19.

    Sipas epidemiologëve, duke vaksinuar ose duke e ekspozuar shumicën e një popullate ndaj sëmundjes infektive, e bën atë rezistente ndaj një vale të dytë të infeksionit.

    Në Europë, kjo politikë po zbatohet prej Suedisë, duke i lënë hapur bar-restorantet, shkollat e palestrat, e duke ia lënë ndërgjegjes së gjithsecilit respektimin e apelit për qëndrimin në shtëpi, për distancim social dhe për ruajtjen e higjienës.

    Vendi ka konfirmuar 26 mijë raste dhe mbi 3 mijë viktima nga koronavirusi, kryesisht të moshës mbi 70 vjeç, për të cilët autoritetet kanë pranuar se nuk u tregua kujdesi i duhur në fillimin e pandemisë.

    Për OBSH’në, infektimi qëllimisht i njerëzve nuk është model që duhet ndjekur.

    “Njerëzit nuk janë turma dhe mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm me idenë e infektimit natyral. Ai përdoret për vaksinat, jo për sëmundjet. Një vend nuk mund ta arrijë me magji imunitetin e turmës. Besoj se shtetet duhet ta vlerësojnë çdo pjesëtar të shoqërisë së vet, ta mbrojtur atë, ekonominë dhe çdo gjë tjetër,” deklaroi zyrtari i OBSH-së për emergjencat shëndetësore, Majkëll Rajan.

    Anembane globit rastet me Covid-19 kanë kaluar shifrën 4 milionë ndërsa po shkon në 300 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga virusi.

    OBSH-ja informon se është përshpejtuar puna për gjetjen e një vaksine, dhe fokusi është të paktën 8 produkte eksperimentale që rezultojnë më efektivet në provat laboratorike.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.