-->
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OBSH-ja u njoftua për shpërthimin e Covid-19 nga zyra e saj në Kinë

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Organizata Botërore e Shëndetit u alarmua për krizën e koronavirusit nga zyra e saj në Kinë, dhe jo nga autoritetet lokale.

    Ky intstitucion shëndetësor është akuzuar nga presidenti amerikan Donald Trump për dështimin në sigurimin e informacionit të nevojshëm për të frenuar pandeminë dhe se po mbron Pekinin, akuza këto të mohuara.

    Pjesërisht në përgjigje të asaj kritike, OBSH publikoi më 9 prill një afat kohor fillestar të komunikimeve të tij në të cilin thoshte se komisioni shëndetësor në Wuhan kishte raportuar raste të pneumonisë në ditën e fundit të 2019.

    Agjensia e shëndetit e KB nuk përcaktoi megjithatë se kush e njoftoi.

    Por në një kronologji të re të botuar këtë javë nga institucioni me qendër në Gjenevë, ajo tregon që zyra e OBSH-së në Kinë njoftoi pikën e saj të kontaktit rajonal më 31 dhjetor për një rast të “pneumonisë virale”, pasi kishte gjetur një deklaratë për mediat në faqen online të komisionit shëndetësor në Wuhan për këtë çështje.

    Sipas Agence France-Presse, shërbimi i informacionit epidemik i OBSH-së mori një raport tjetër të lajmeve në të njëjtën ditë të transmetuar nga rrjeti ndërkombëtar i mbikëqyrjes epidemiologjike ProMed, me qendër në Shtetet e Bashkuara, në lidhje me të njëjtin grup rastesh të pneumonisë nga shkaqe të panjohura në Wuhan.

    OBSH më pas u kërkoi autoriteteve kineze më 1 dhe 2 janar, informacione rreth këtyre rasteve. Ky informacion u dha më 3 janar.

    Trump ka njoftuar se vendi i tij, kontribuesi kryesor financiar i OBSH-së, do të ndërpresë fondet për OBSH për të cilën ai akuzon se është shumë afër Kinës dhe se ka menaxhuar dobët pandeminë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Mediat lokale në Mal të Zi raportojnë se një 34-vjeçar ka vrarë vajzën e tij dyvjeçare mbrëmë në qytetin Golija. Sipas raportimeve...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Një gjyqtar hetues në Gjykatën e Qarkut të Splitit ka dënuar tre burra britanikë, dy prej të cilëve janë nga Kosova, me...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm, një aksident rrugor ka ndodhur pranë urës së Kardhiqit në Gjirokastër, ku një autoambulancë me...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Veprimet e spiunazhit rrezikojnë drejtpërdrejt rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, si dhe sigurinë e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj,...
    Kronika24 Korrik 2025
    Sektori i Hetimeve në Kryeqytet, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka publikuar një kërkesë për ndihmë nga qytetarët në përpjekje për të...
    Vip24 Korrik 2025
    I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Jozefin Marku, ish-banori i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania,...
    Sport24 Korrik 2025
    Ish-sulmuesi i Manchester United, Javier Hernandez, është gjobitur dhe i është dhënë vërejtje për sjelljen e tij në të ardhmen, pasi ka...
    Lajme24 Korrik 2025
    Një 27-vjeçar me inicialet L.M. është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë. Policia tha se ai u pranua mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës....
    Lajme24 Korrik 2025
    KESCO është e gatshme të mirëpresë të gjitha bizneset që nga data 30 korrik 2025 përfundojnë furnizimin nga Furnizuesi i Mundësisë së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.