Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se është duke punuar për përditësimin e udhëzimeve rreth trajtimit të personave të infektuar me koronavirus për t’i pasqyruar rezultatet e një testimi klinik, të cilat treguan se një ilaç i lirë mund t’i shpëtojë pacientët që ndodhen në gjendje të rëndë.
Sipas rezultateve të publikuara të martën, substanca e quajtur Deksametazon, e cila përdoret që nga vitet e gjashtëdhjeta për ta zvogëluar inflamacionin në sëmundjet si artriti, e zvogëlon shkallën e vdekshmërisë për rreth një të tretën te personat që janë në gjendje të rëndë për shkak të sëmundjes së re.
Udhëzimet e OBSh-së për trajtimin e personave të infektuar me koronavirusin e ri u kushtohen mjekëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë. Me to jepen të dhënat më të reja për informimin e mjekëve rreth mënyrave më të mira të luftimit të sëmundjes në të gjitha fazat e saj.
Ndonëse rezultatet e studimit për Deksametazonin janë preliminare, autorët e hulumtimit thanë se kjo substancë duhet të bëhet menjëherë standarde gjatë trajtimit të pacientëve në gjendje të rëndë.
Për pacientët që janë duke u trajtuar me ventilator, ky ilaç e uli shkallën e vdekshmërisë për rreth një të tretën gjatë studimit, ndërsa për pacientët e trajtuar me oksigjenoterapi, shkalla e vdekshmërisë u ul për rreth një të pestën.

Të tjera
-
08:23 | 21 Shkurt 2021
-
08:23 | 21 Shkurt 2021
-
08:19 | 21 Shkurt 2021
-
08:15 | 21 Shkurt 2021
-
Bota/RajoniBeteja që la të vdekur 976 mijë viktima08:13 | 21 Shkurt 2021
-
08:11 | 21 Shkurt 2021
-
08:11 | 21 Shkurt 2021
-
08:09 | 21 Shkurt 2021
-
08:07 | 21 Shkurt 2021
-
08:05 | 21 Shkurt 2021
-
08:04 | 21 Shkurt 2021
-
07:55 | 21 Shkurt 2021