×
  • Lajme
  • Lajme

    OAK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Tregtare Kosovaro-Turke

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit, krijimit të lehtësirave për bizneset, shkëmbimit të të dhënave për përkrahje të bizneseve të kompanive anëtare, bashkëpunimit tregtar të kompanive anëtare përmes korrespondencës dhe afrimit të kompanive në sferat e biznesit ku të njëjtit operojnë, Oda e Afarizmit të Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Odën Tregtare Kosovaro-Turke e cila nga viti 2008 funksionon në Kosovë.

    Përmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi Oda e Afarizmit të Kosovës do të shkëmbejë të dhënat dhe dokumentacionin të cilin e ka në dispozicion, do të ndihmojnë njëra tjetrën për organizimin e ngjarjeve të ndryshme me interes për kompanitë anëtare, si: panaire, B2B takime, prezantime, forume, seminare, konferenca dhe aktivitete të ngjashme promovuese, mbështesin dhe lehtësojnë kontaktet në mes të anëtarëve të tyre, që do të ndikojë në afrimin e kompanive anëtare në realizim të planeve dhe aktiviteteve të tyre biznesore.

    Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi me rastin e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit theksoi se shpreson se do të kemi një bashkëpunim praktik dhe të mund të lobojmë bashkërisht edhe në rregullimin e disa çështjeve me rëndësi jetike për të bërit biznes në Kosovë.

    Si rregullimin e legjislacionit, lobimi për problemet me të cilat po ballafaqohen bizneset veçanërisht gjatë kësaj kohe si dhe përkrahja e vazhdueshme për bizneset në vend.

    Përderisa Kryetari i Odës Tregtare Turke në Kosovë Abdurrahman Balkız, falënderoi OAK-në me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi të bashkëpunimit duke potencuar faktin se ky memorandum i bashkëpunimit do të jetë praktik dhe implementues.

    Në mes të tjerash kryetari i OTTK-së Abdurrahman Balkiz ka thënë se rregullimi i Kornizës Ligjore në Kosovë do të lehtësonte shumë edhe të bërit biznes në vend.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit. E para e shtetit, nderimet tek memoriali...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shëndeti i Mbretit të Britanisë së Madhe mund të mos jetë duke u përmirësuar. Sipas mediave amerikane, gjendja e tij shëndetësore është...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformën X ku shihet duke i  shtrënguar duart me ish-kreun e OSBE-së...
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës raketa “Patriot” shtesë për sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, si pjesë e një pakete...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.