Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas ndalimit të Nol Nushit, Sekretarit të Përgjithshëm të PSD-së, nga policia në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut.
Ai ka shkruar se Nushi, i cili është çdo ditë në Prishtinë për punët e tij, është ndaluar për një çështje të vitit 2016, kur ai ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje (VV).
Molliqaj ka pyetur se si ka mundësi që një person që është çdo ditë në qytet të ndalohet papritur në kufi, duke akuzuar se ky veprim ka për qëllim lodhjen e aktivistëve dhe jo kërkimin e drejtësisë.
Molliqaj ka theksuar se nuk ka pasur të ngjashme me aktivistët e VV-së dhe ka kërkuar lirim të menjëhershëm të Nushit, si dhe hetim të veprimeve arbitrare që lidhen me këtë ndalim.
Shkrimi i tij: