×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk ka të dhëna për përhapjen e pandemisë Covid-19 të komuniteti RAE

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    ADMOVERE e mbështetur nga KFOS ka publikuar raportin “Sfidat e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19”.

    Me këtë rast u tha se Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk kanë të dhëna mbi përhapjen dhe menaxhimin e pandemisë Covid-19, te komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian.

    Gjithashtu, nga hulumtimet e këtij raporti u bë e ditur se Ministria e Arsimit nuk i ka pasur parasysh nevojat e nxënësve të këtyre komuniteteve kur ka filluar mësimi në distancë.

    Nga organizata ADMOVERE, Durim Jasharaj, ka thënë se gjatë hulumtimit kanë hasur në vështirësi në identifikimin e personave të prekur me covid-19 nga këto komunitet, për shkak se siç ka thënë ai, Ministria e Shëndetësisë nuk i posedon këto të dhëna.

    Jasharaj:Ministria e Shëndetësisë ka qenë bukur e mangët

    “Ministria e Shëndetësisë, ne kemi dërguar edhe email përveç që kemi hulumtua, përgjigja që na ka kthyer Ministria e Shëndetësisë ka qenë bukur e mangët. Në këtë rast ka kthyer përgjigje Naser Ramadani, duke thënë që “Ne i trajtojmë qytetarët mbi principin e barazisë dhe nuk i ndajmë sipas etnisë”, pra në pyetjen tonë se sa romë, ashkali dhe egjiptian janë të prekur nga covid-19, ata nuk kanë pasur asnjë statistikë”, ka thënë ai./kp/

    Ai ka shtuar, se këto komunitet nuk janë përfshirë as në pakon emergjente fiskale.

    Jasharja:Sa dimë ne është pezulluar ky konkurs dhe tash nuk dihet nëse diçka ka vepruar Qeveria e Kosovës

    “Pakoja emergjente fiskale i ka gjithsej 15 masa, ne mundemi me fol më shumë për masën 9, ku thuhet se do të mbështetën iniciativat dhe projektet që kanë synim përmirësimin e jetës së komuniteteve jo shumicë. Mirëpo kjo masë ka pas telashe të mëdha, kur kemi diskutu me njerëz që mbrojnë të drejtat e komuniteteve kanë thënë që nuk është respektuar thirrja e konkursit për shkak se shumica e grantëve që janë nda nuk janë nda për ato organizata që e kanë theks punën e komunitetit rom, ashkali, egjiptian. Sa dimë na është pezulluar ky konkurs dhe tash më nuk dihet nëse diçka ka vepruar Qeveria e Kosovës”, ka thënë ai.

    Kurse, nga po e njëjta organizatë, Aulonë Memeti, ka thënë se Ministria e Arsimit, nuk i ka pasur parasysh nevojat e nxënësve të këtyre komuniteteve kur ka filluar mësimi në distancë.

    Memeti:MASHT nuk i ka pasur parasysh nevojat e nxënësve të këtyre komuniteteve kur ka filluar mësimi në distancë

    “Nga 27 vendime të Qeverisë së Kosovës për menaxhimin dhe parandalimin e Covid-19, është vetëm një vendim që lidhet me këto komunitete. Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK, nuk kanë të dhëna mbi përhapjen dhe menaxhimin e pandemisë së covid-19 te këto komunitete. Kur ne kemi kërkuar çasje në këto të dhëna janë thirrë në parimin e barazisë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk i ka pasur parasysh nevojat e nxënësve të këtyre komuniteteve kur ka filluar mësimi në distancë, mungesa e internetit dhe pajisjeve teknologjike ka ndikuar në pjesëmarrjen e ulët në procesin edukativo arsimor në këto komuna të cilat ne i kemi hulumtuar”, ka thënë ajo.

    Ky hulumtim është zhvilluar në komunën e Ferizajt, Fushë Kosovës dhe Lipjanit.

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.