×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk e përjashtoi opsionin e ndryshimit të kufijve të Kosovës, reagime të ashpra kundër Borrellit

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Ka nxitur zemërim në Prishtinë qëndrimi i përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili, një ditë më parë, nuk e ka përjashtuar opsionin e ndryshimit të kufijve të Kosovës nëse për një gjë të tillë do të merrej vesh me Serbinë. Analistët ia kanë numëruar pasojat një marrëveshjeje të këtillë, ndërkaq Qeveria dhe parti si AAK-ja kanë alarmuar se negociatat me harta mund ta trazojnë rajonin.

    Për opsionin e “korrigjimit të kufijve”, i cili është parë si eufemizëm për shkëmbim joproporcional territoresh, ka avokuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq. Ata ishin mbështetur në heshtje edhe nga pararendësja e Borrellit, Federica Mogherini. Opsioni pati ngjallur reagime në Kosovë, e për pasojë Qeveria e mandatit të shkuar ka theksuar se atë e ndali, kur e pati vënë tarifën prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, pas së cilës masë Beogradi zyrtar ishte tërhequr nga dialogu.

    Besnik Vasolli, njohës i politikave të BE-së, i ka thënë gazetës se shkëmbimi i territoreve, ndryshimi i kufijve apo demarkacioni mes Kosovës dhe Serbisë është opsion që nuk është zhdukur asnjëherë dhe si i tillë do të jetë prezent gjatë gjithë kohës.

    “Në Kosovë, për fat të keq nuk janë diskutuar mjaftueshëm opsionet e mundshme për të arritur një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, siç nuk është diskutuar mjaftueshëm sa e rëndësishme është një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Vasolli. “Ne kemi hyrë me bajraktarizëm në këto negociata. Secili lider politik ka pasur opinionin e vet, por asnjëherë nuk jemi ulur të diskutojmë rëndësinë që ka për të ardhmen e Kosovës dhe rajonit një marrëveshje e tillë”.

    Por është dikush që nuk iu frikësohet shumë deklaratave të Borrellit.

    Jeta Krasniqi nga KDI-ja thotë se një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila përmban në të edhe çështje që kanë të bëjnë me ndërrim të kufijve, të territoreve, siç është paketuar nën termin ‘korrigjim të kufijve’, nuk e ka mbështetjen e Gjermanisë. Sipas saj, kjo kishte ndikuar drejtpërdrejt në ndaljen e procesit të dialogut kur ishte më se e qartë që pavarësisht se të dy presidentët e kishin konsideruar këtë zgjidhje nën ndërmjetësimin e Mogherinit, procesi u stopua nga Gjermania nga njëra anë dhe nga ana tjetër edhe nga mungesa e mbështetjes së brendshme politike./KOHA

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.