Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times”, dje ka raportuar për dështimin e takimit të 27 qershorit që ishte planifikuar të mbahej në Washington mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë i iniciuar nga emisari i Trump, Richard Grenell.
Megjithatë gazeta amerikane, ka ngatërruar presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, me presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se takimi ka dështuar pas akuzave të Gjykatës Speciale për krime lufte drejt presidentit të Serbisë.
“Shtëpia e Bardhë kishte planifikuar të priste presidentin e Kosovës dhe Serbisë të shtunën. Më pas lideri serb është akuzuar për krime lufte”, thuhet në përshkrimin që ka vendosur NYT në përshkrimin për shtyrjen e takimit të Washingtonit.
Për një gjë të tillë ka pasur shumë reagime me komente, që kërkonin korrigjim.